Dy të dënuar, kapot e bandës së hakerave
TIRANE - Grupi kriminal i 17 personave që u arrestuan pak ditë më parë në Tiranë për 400 vjedhje në bankomate, ka importuar një teknikë e cila disa vite më parë është përdorur edhe në Kosovë për kryerjen e të njëjtit aktivitet.
Hetimet e Zyrës Task-Force kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Prokurorinë e Tiranës, kanë zbuluar se kreu i bandës së vjedhjeve të bankomateve, Endrit Gjergjani, ka mbajtur kontakte të rregullta me dy shtetas kosovarë, të cilët i kanë treguar atij gjithë metodat dhe mjetet e nevojshme për klonimin e kodeve të kartave të kreditit dhe më pas përdorimin e tyre për realizimin e vjedhjeve. "Dy kosovarët e kanë kryer vetë këtë aktivitet disa vite më parë në Kosovë, ata madje janë dënuar për krimin e vjedhjes së bankave me anë të falsifikimit", konfirmuan dje burimet zyrtare nga Prokuroria. Sipas tyre, legjislacioni shqiptar nuk parashikon marrjen e ndonjë mase penale ndaj dy kosovarëve, të cilët pasi janë "gjetur" në vendin e tyre për shkak se u zbuluan dhe u dënuan po aty, teknikën e kopjimit të kartave të kreditit dhe përdorimin e tyre për realizimin e vjedhjeve, ua kanë mësuar të rinjve nga Tirana. Një fakt i tillë, siç konfirmuan burimet nga Prokuroria, është pranuar edhe nga Endrit Gjergjani, i akuzuar si truri i bandës prej 17 personash që gjatë tetë muajve të fundit ka kryer mbi 400 vjedhje bankomatesh në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë. Gjatë deklarimeve të tij para hetuesve të dosjes së hakerave, Gjergjani ka pranuar se skemën e klonimit të kartave dhe përdorimin e tyre për të bërë vjedhjet, fillimisht e kishte mësuar nga dy shtetasit kosovarë. Ata i kishin thënë se ekzistonte një pajisje elektronike e cila mund t'i shkruante kartat e kreditit në mënyrë që ato të njiheshin nga bankomatet, nëse të dhënat, kodi PIN dhe numri serik, zotëroheshin në një kompjuter. Kanë qenë shtetasit kosovarë ata që i kanë rekomanduar Endrit Gjergjanit të blinte pajisjen e klonimit të kartave në SHBA, një pajisje e cila ndodhet në mënyrë legale në treg për shkak se përdoret nga hotelet ose kompanitë e sigurimit për të koduar kartat që përdoren për hapjen e dyerve në institucione shtetërore, apo organizma private biznesi. Pas kësaj, kosovarët i kanë rekomanduar Endrit Gjergjanit të hynte në kontakt përmes internetit me hakerat rusë dhe anglezë, të cilët zotëronin kodet dhe PIN-et e kartave të kreditit të dhjetëra shtetasve të huaj. Kapoja i bandës së bankomateve pasi ka blerë makinerinë e klonimit, ka hyrë në kontakt me hakerat rusë dhe anglezë, të cilët i kalonin atij numrat serialë dhe PIN-et e kartave të kreditit të shtetasve nga e gjithë Evropa, kundrejt pagesës prej 500 dollarë për çdo rast. Pasi merrte të dhënat, Gjergjani i shkruante kartat duke prodhuar në këtë mënyrë, një kartë krediti identike me pronarët e llogarive bankare. Më pas, drejtuesi i bandës së bankomateve ua shpërndante shokëve të tij kartat e klonuara, që përdoreshin për tërheqje parash në bankomate ose për blerje të artikujve të shtrenjtë, në qendrat e ndryshme tregtare në Tiranë, Maqedoni dhe Mal të Zi. tr.so