Falen gjobat për biznesin dhe taksat për automjetet
Nga dje, të gjithë borxhlinjtë e shtetit, mund të flenë pa ëndrra të këqija. Qeveria i ka dhënë OK projektligjit, për faljen e të gjitha gjobave, kamatëvonesave dhe një pjese të rëndësishme të detyrimeve, që bizneset dhe individët i kanë asaj.
Fabiola Çela
Në total, do të amnistohen 15.7 miliardë lekë penalitete në tatime e dogana, nga rreth 45.2 miliardë lekë, që është detyrimi i bizneseve për shtetin. E thënë në valutë do të falen rreth 200 milionë dollarë nga rreth 570 milionë dollarë që është detyrimi i biznesit. Ligji, që do i shtrijë efektet që nga 1 janari 2008, parashikon të zerojë të gjitha borxhet në dogana, tatime, sigurime shoqërore, taksa për automjete. Bëhen zero, llogaritë e sigurimeve, ndërsa hiqen borxhet e këqija nga administrata fiskale. Kush ka një makinë pa doganë, mjafton të paguajë vlerën dhe do i falen të gjitha kamatat dhe gjobat. Kush ka një makinë pa paguar taksat e regjistrimit, mjafton të paguajë tre vitet e fundit taksën, dhe nuk do të ketë më asnjë penalitet. Kush nuk ka paguar sigurimet në fshat, mjafton të paguajë kuotën e përmuajshme, dhe do të marrë pension të plotë. E thënë ndryshe, shteti nuk është më i aftë të mbledhë penalitetet e veta, në këtë mënyrë, ai fal gjobat dhe vjel vetëm detyrimin.
Grupi i parë
Të gjithë bizneset, që janë debitorë, pra borxhlinj ndaj tatimeve dhe doganave, por këto të fundit nuk ia kanë bërë të ditur atyre, pra nuk kanë vendime administrative, ose i kanë këto vendime, por nuk ia kanë treguar biznesmenëve duke mos i njoftuar, do të përfitojnë zerimin e detyrimeve. Pra, të gjithë këto biznesmenë nuk i detyrohen, nga data 1 janar 2008, asnjë qindarkë organeve fiskale. Në dogana ky borxh llogaritet në 667 milionë lekë, ndërsa në tatime 500 milionë lekë. Ky borxh, nuk i është njoftuar asnjëherë subjektit debitor. Pra, biznesi nuk e di që ka një borxh të tillë, të paktën në mënyrë ligjore. Si i tillë ai nuk është titull ekzekutiv dhe është i pamundur të vilet.
Grupi i dytë
Të gjitha bizneset, që kanë një detyrim doganor apo tatimor, por ky detyrim ka lindur duke tejkaluar afatet e parashikuara nga kodi doganor apo procedurat tatimore, do t’u falen gjobat dhe kamatat, me kusht që të paguajnë brenda datës 31 dhjetor 2008 detyrimin. Pra, bizneset që janë gjobitur, por gjoba i është vënë duke tejkaluar procedurat nga tatimet dhe doganat, do të falen, por në rast se paguajnë detyrimin. Nga kjo amnisti, do të zerohen 3.3 miliardë lekë detyrime në dogana, nga të cilat 2.2 miliardë lekë gjoba dhe 1.04 miliardë lekë kamatëvonesa. Parashikohet që biznesmenët do të paguajnë 1,8 miliardë lekë principial, detyrimin real ndaj doganës. Në arkën e tatimeve do të zerohen 3.2 miliardë lekë, nga të cilat 1.9 miliardë gjoba dhe 1.3 miliardë interesa. Parashikohet që biznesmenët të paguajnë 4 miliardë lekë principalin, ose taksat e shmangura.
Grupi i tretë
Ky është edhe grupi me numrin më të madh të biznesmenëve debitorë. Bëhet fjalë për bizneset që kanë rezultuar “mashtrues” në pagimin e taksave dhe për këtë janë gjobitur në bazë së të gjitha rregullave. Borxhi që këta persona juridikë dhe fizikë i kanë administratës fiskale është 30.9 miliardë lekë. Në këtë grup, do të falet e gjithë gjoba dhe 50 për qind e kamatës. Pra një biznesmen, i cili ka marrë një gjobë për shmangie të detyrimeve fiskale, në rast se brenda datës 31 dhjetor 2008, do të paguajë detyrimin do t’i falet e gjithë gjoba që ka marrë dhe gjysma e kamatëvonesës për mospagimin e saj. Tatimet parashikojnë të vjelin nga kjo amnisti 23.4 miliardë lekë, duke falur 5.9 miliardë lekë gjoba dhe 586 milionë lekë kamatëvonesa.
Dogana e makinave
Kush ka sjellë një makinë në Shqipëri para datës 31 dhjetor 2000 dhe i është shmangur doganës, do të ketë mundësi të qarkullojë lirshëm, pasi i falen detyrimi doganor, gjoba dhe kamatëvonesa. Ky është grupi i parë i “shkelësve” që përfitojnë. Në grupin e dytë përfshihen ata që kanë shmangur doganën pas 1 janarit 2001. Këta të fundit, në rast se paguajnë vetëm vlerën e doganës së automjetit, do të falen nga detyrimet e gjobës dhe kamatëvonesave. Falen gjithashtu, për të dy grupet edhe taksa për ditë qëndrimi, që paguajnë makinat me targa të huaja. Sipas financave, kjo bëhet për shkak se është gati e pamundur të arrihet vjelja e këtyre detyrimeve, ndërkohë që shumë automjete mund të kenë ndërruar disa herë pronarë. Në total, ky borxh që falet kap vlerën e 43 milionë lekëve.
Shteti me shtetin
Rrëmujën fiskale nuk e bëjnë vetëm biznesmenët. Vetë organet shtetërore i kanë borxh doganave dhe tatimeve rreth 848 milionë lekë. Të gjitha këto detyrime falen, bashkë me kamatat dhe gjobat.
Gjobat e makinave
Nuk bëhet fjalë për gjobat e shkeljeve të qarkullimit rrugor. Ato zerohen vetë një herë në vit. Amnistia do të prekë të gjithë taksat që një pronar automjeti duhet të paguajë një herë në vit. Qeveria ka vendosur të falë detyrimet e prapambetura të taksës vjetore të qarkullimit rrugor dhe të taksës së regjistrimit të përvitshëm të automjeteve. Kjo falje, sipas financave, bëhet për dy arsye. E pra, janë pafundësisht shumë në numër makinat që kanë dalë jashtë qarkullimit, prej aksidenteve apo prej amortizimit, të cilat kanë vite që nuk paguajnë këto dy taksa. Duke qenë se për çregjistrimin e tyre, duhet të paguash aksin dhe gjobën për vonesën, atëherë pronarët kanë gjetur një zgjidhje tjetër, duke mos i deklaruar ato. Sipas statistikave, në Shqipëri janë të regjistruara, pra janë targuar rreth 353,336 makina. Në fund të vitit të kaluar, kishin paguar taksën e regjistrimit dhe të qarkullimit vetëm 192.546 pronar automjetesh. Pjesa tjetër nuk kanë paguar taksën dhe janë debitorë ndaj shtetit. Ligji parashikon që të falë të gjithë detyrimet dhe kamatat për të gjithë ata pronarë automjetesh që do të bëjnë çregjistrimin e makinës së tyre. Pra, grupi i pronarëve të makinave, të cilat kanë dalë jashtë përdorimit për amortizim, apo aksidente. Këta pronarë mund të shkojnë të bëjnë çregjistrimin e makinës dhe targës, dhe nuk do të paguajnë asnjë qindarkë ndaj shtetit. Në grupin tjetër bëjnë pjesë të gjithë ata pronarë automjetesh, të cilët e kanë makinën në gjendje pune, por i janë shmangur taksave. Këta të fundit, mjafton të paguajnë detyrimet, pra taksën e qarkullimit dhe atë të regjistrimit, për tre vitet e fundit, pra për vitin 2006, 2007, 2008, dhe nuk do të kenë asnjë penalitet për shmangien e këtyre taksave. Në total, nga amnistia e taksave të makinës, përfitojnë 160 790 persona. Shifra më e madhe që përfshin kjo amnisti.
Sigurimet për pension
Të gjithë biznesmenët, apo të vetëpunësuarit, që nuk kanë paguar sigurimet për punonjësit e tyre apo për vetë ata, do të përfshihen në amnisti. Sipas projektit që mori OK nga qeveria, në rast se ky grup, do të paguajë detyrimin, pra masën e sigurimit për periudhën që i është shmangur dhe gjysmën e kamatvonesës, atëherë do të falen nga gjobat. Pagesat duhet të bëhen brenda datës 31 dhjetor 2008. Nga amnistia falen edhe të gjitha detyrimet e të vetëpunësuarve, të cilët e kanë ndërprerë aktivitetin përpara datës 31 dhjetor 2005, por që vazhdojnë të jenë debitorë për shkak të mosnjoftimit të organeve fiskale. Këtij grupi do i zerohen të gjithë detyrimet. Nga amnistia përfiton edhe fshati. Fermerët që nuk kanë paguar sigurimet, u falen 100% gjobat dhe 100% kamatëvonesat, me kusht që brenda 31 dhjetorit 2008 të paguajnë detyrimet për sigurime.
AMNISTIA FISKALE
PROJEKTLIGJ
“Për faljen e detyrimeve, doganore dhe tatimore, të detyrimeve të prapambetura të taksës vjetore të qarkullimit rrugor të mjeteve e të taksës së regjistrimit të përvitshëm të mjeteve, si dhe të gjobave e kamatëvonesave të papaguara të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme, shoqërore dhe shëndetësore”
SESIONI I
FALJA E DETYRIMEVE, TATIMORE DHE DOGANORE
Neni 1
Personave, fizikë e juridikë, të cilët janë debitorë ndaj administratës doganore dhe administratës tatimore, të evidentuar dhe të kontabilizuar pa vendime administrative përkatëse apo me vendime administrative të panjoftuara brenda afateve ligjore, të parashikuara në Kodin Doganor të Republikës së Shqipërisë dhe në ligjin për procedurat tatimore, u falet detyrimi, doganor dhe tatimor, së bashku me komponentët, gjobat dhe kamatëvonesat.
Neni 2
Personave, fizikë e juridikë, debitorë ndaj administratës doganore dhe administratës tatimore, që janë aktualisht të evidentuar dhe kontabilizuar si të tillë në këto dy administrata, por që realisht detyrimi i tyre, doganor dhe tatimor, ka lindur në tejkalim të afateve të parashkrimit, të parashikuara në Kodin Doganor të Republikës së Shqipërisë dhe në ligjin për procedurat tatimore, u falen gjobat dhe kamatëvonesat, me kusht që principiali i detyrimit të paguhet brenda datës 31.12.2008.
Neni 3
Personave, fizikë e juridikë, debitorë ndaj administratës doganore dhe administratës tatimore, për të cilët procedura e evidentimit, e marrjes së vendimit administrativ përkatës dhe njoftimit të vendit i është bërë në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë dhe të ligjit për procedurat tatimore, brenda afateve të parashkrimit, u falen 50 për qind e kamatëvonesave dhe 100 për qind, gjobat, me kusht që principiali i detyrimit, së bashku me pjesën e mbetur të kamatëvonesave, të paguhen brenda datës 31.12.2008.
Neni 4
Personave, fizikë, individë, debitorë ndaj administratës doganore, për automjetet e importuara, të evidentuara dhe kontabilizuara deri në datën 31.12.2000, u falet detyrimi doganor, me të gjithë komponentët e tij, si kamatëvonesa, gjoba dhe ditëqëndrimi.
Personave, fizikë e juridikë, debitorë ndaj administratës doganore, për automjetet e importuara, të evidentuara dhe kontabilizuara nga data 1.1.2001 dhe deri me hyrjen në fuqi të këtij ligji, u falen kamatëvonesat, gjobat dhe taksa për ditëqëndrimi, me kusht që principiali i detyrimit të arkëtohet brenda datës 31.12.2008.
Neni 5
Institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve e shoqërive me kapital tërësisht shtetëror, debitorë ndaj administratës doganore dhe administratës tatimore, u falen detyrimi doganor dhe detyrimi tatimor, me të gjithë komponentët, si kamatëvonesa dhe gjoba.
SESIONI II
FALJA E DETYRIMEVE TË PRAPAMBETURA TË TAKSËS VJETORE TË QARKULLIMIT RRUGOR TË MJETEVE DHE TË TAKSËS SË REGJISTRIMIT TË PËRVITSHËM TË MJETEVE
Neni 6
Taksapaguesve të mjeteve rrugore, debitorë ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për taksën vjetore të qarkullimit rrugor të mjeteve, dhe debitorë ndaj njësive të qeverisjes vendore, për taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve, u falen detyrimet e prapambetura me kusht që:
pronarët e mjeteve, që nuk janë në qarkullim, të kenë kryer, brenda datës 31.12.2008, veprimet përkatëse të çregjistrimit, sipas nenit 102, të ligjit nr.8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar;
pronarët e mjeteve, që janë në qarkullim, të kenë kryer, brenda datës 31.12.2008, veprimet përkatëse të pagesës së detyrimeve, me të gjithë komponentët, për vitet 2006, 2007 e 2008, sipas ligjit nr.8977, datë 12.12.2002, “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9632, datë 15.12.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.
SESIONI III
FALJA E GJOBAVE DHE KAMATËVONESAVE TË PAPAGUARA TË KONTRIBUTEVE TË SIGURIMEVE TË DETYRUESHME, SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE
Neni 7
Ndërmarrjeve dhe shoqërive me kapital tërësisht shtetëror, institucioneve shtetërore, buxhetore e jobuxhetore, ndërmarrjeve dhe shoqërive me kapital të përbashkët me shtetin, personave, juridikë e fizikë, private, u falen 100 për qind gjobat dhe 50 për qind e kamatëvonesave të kontributeve të sigurimeve, shoqërore dhe shëndetësore, të papaguara deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, por që principali i kontributit, së bashku me pjesën e mbetur të kamatëvonesave, të paguhet brenda datës 31.12.2008.
Personave fizikë të vetëpunësuar, të cilët e kanë ndërprerë veprimtarinë ekonomike përpara datës 31.12.2005 dhe që janë debitorë, të evidentuar dhe kontabilizuar, në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, u falen të gjitha detyrimet e papaguara, për kontributet e sigurimeve, shoqërore dhe shëndetësore, gjobat dhe kamatëvonesat.
Personave të vetëpunësuar në bujqësi u falen 100 për qind gjobat dhe 100 për qind kamatëvonesat e kontributeve të sigurimeve, shoqërore dhe shëndetësore, të papaguara, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, me kusht që principalin e kontributit ta paguajnë brenda datës 31.12.2008.
Neni 8
Gjobat falen në masën 100 për qind dhe kamatëvonesat e papaguara falen në masën 50 për qind edhe kur kontributet për sigurimet e detyrueshme, shoqërore dhe shëndetësore, janë paguar para hyrjes në fuqi të këtij ligji.
SESIONI IV
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 9
Personat, fizikë dhe juridikë, dhe personat fizikë, individë, debitorë ndaj administratës doganore e tatimore dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore, për të cilët ka filluar një procedim penal apo detyrimi I të cilëve është përcaktuar me vendim gjyqësor, të formës së prerë a që e kanë paguar detyrimin, me Të gjithë komponentët e tij, nuk janë përfitues të faljes së detyrimeve, sipas dispozitave të këtij ligji.
Neni 10
Ngarkohet ministri i Financave të nxjerrë aktet nënligjore për kontabilizimin e të ardhurave, të mbledhura në përputhje me nenet 2, 3, 4, 5 e 7, të këtij ligji, dhe për sistemimin e detyrimeve të papaguara të subjekteve debitore në një llogari kontabile, “Detyrimi i keq”.
Neni 11
Ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transoprtit Rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe njësitë e qeverisjes vendore për sistemimin e detyrimeve të prapambetura, sipas nenit 6, të këtij ligji.
Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme të nxjerrin aktet nënligjore, në zbatim të këtij ligji.
Neni 12
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Numri i automjeteve
353336
Makina të regjistruara në arkiv
192546
Makina që kanë paguar taksat
160790
Makina që nuk kanë paguar taksa
Patentat, nuk hyn në praktikë pa marrë teorinë
Të gjithë personat që do të marrin patentën për drejtimin e automjeteve duhet të kalojnë në fillim teorinë për të hyrë në praktikë.
Adi Shkembi
Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, u miratuan disa ndryshime të propozuara nga ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, lidhur me disa amendime të miratimit të rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor. Kështu në nenin 311 të Kodit Rrugor, pas amendimeve të miratuara dje thuhet se, “Leja e drejtimit të mjetit për kategorinë e kërkuar merret pasi personi i interesuar është regjistruar në një autoshkollë dhe: a) ka kryer pranë saj programin e njohurive teorike, për kategorinë e kërkuar dhe kalon provën e kontrollit të këtyre njohurive me rezultat pozitiv, pranë sektorit përkatës të DRSHTRR-së. b) ka kryer programin e ushtrimit të drejtimit të mjetit, për kategorinë e kërkuar, pranë autoshkollës dhe kalon provën e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes, me rezultat pozitiv, pranë sektorit përkatës të DRSHTRR-së”. Në relacionin e ministrit Olldashi, që i bashkëngjitet këtij pr/vendimi citohet se, kursantët dalin në praktikë pa pasur njohuritë teorike. “Personat e interesuar për t’u pajisur me lejedrejtimi për mjetet rrugore, aktualisht pas regjistrimit në autoshkolla, fillojnë menjëherë përgatitjen në njohuritë teorike dhe në ushtrimin praktik të drejtimit të mjetit rrugor. Kjo do të thotë që personat e interesuar për t’u pajisur me lejedrejtimi për mjetet rrugore, dalin në rrugë për t’u përgatitur për ushtrimin e drejtimit të mjetit, pa pasur njohuritë teorike elementare të nevojshme dhe të domosdoshme, si p.sh., njohja e sinjalistikës vertikale, horizontale, elementet e sjelljes etj”, shtohet në relacion. Me miratimin e këtyre ndryshimeve personat e interesuar për t’u pajisur me patentën e drejtimit të mjetit duhet të kalojnë fillimisht teorinë për të nisur praktikën.
Teoria dhe praktika
Sipas këtyre ndryshimeve, sektori përkatës merr në provën e teorisë kandidatët që kryejnë programin teorik dhe plotësojnë afatet kohore nga data e regjistrimit; kur dokumentacioni i paraqitur nga autoshkolla për provën e kontrollit të njohurive teorike të personit të interesuar është në përputhje me kërkesat, e Kodit Rrugor dhe kur personi paraqitet brenda orarit të kontrollit të njohurive teorike dhe jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga dorëzimi i kërkesës së autoshkollës. Nëse kalon provën teorike, atij i jepet një autorizim për ushtrimin e drejtimit të mjetit me afat kohor 1-vjeçar. Nëse nuk fiton provat, ai, 15 ditë nga data e provës së parë, kalon në provën e dytë dhe ka pesë mundësi. E njëjta procedurë ndiqet edhe për provimin e praktikës. Ndryshimi i vetëm ka të bëjë me faktin se pas marrjes së provimit të praktikës, personi që ka aplikuar për leje drejtimi, brenda 7 ditësh nga dhënia e provave pajisjet me lejen e rregullt të drejtimit të automjetit. “Gjithashtu meqenëse personat e interesuar për t’u pajisur me lejedrejtimi për mjetet rrugore, kishin të drejtë për të hyrë në prova vetëm 3 herë, me ligjin nr. 9808 të lartpërmendur, kjo është rritur deri në pesë herë”, theksohet më tej në relacionin e këtij pr/vendimi.
vendimi
Sektori përkatës i DRSHTRR-së merr në provën e kontrollit të njohurive teorike personat e interesuar në rastet kur:
a) ky person ka kryer programin teorik për kategorinë e kërkuar dhe ka plotësuar afatet kohore nga data e regjistrimit në sektorin përkatës të DRSHTRR -së, sipas udhëzimit të ministrit, që mbulon veprimtarinë përkatëse;
b) dokumentacioni i paraqitur nga autoshkolla për provën e kontrollit të njohurive teorike të personit të interesuar është në përputhje me kërkesat e Kodit Rrugor dhe të rregullores, në zbatim të tij. Kur dokumentacioni nuk është i plotë, i kthehet autoshkollës për të bërë plotësimet, brenda 5 (pesë) ditëve;
c) personi paraqitet brenda orarit të kontrollit të njohurive teorike dhe jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga dorëzimi i kërkesës së autoshkollës. Nëse personi i interesuar fiton në provën e kontrollit të njohurive teorike, jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga dalja në provë, sektori përkatës i DRSHTRR-së e pajis atë me autorizimin e ushtrimit të drejtimit të mjetit, për kategorinë e kërkuar, me afat kohor një vit. Nëse personi i interesuar nuk e fiton provën, duhet të vazhdojë përgatitjen teorike dhe mund të rifutet në provë vetëm pas 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, deri në pesë herë, por brenda afatit njëvjeçar të regjistrimit.
Sektori përkatës i DRSHTRR-së do të marrë në provën e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes personat e interesuar kur:
a) ky person ka kryer programin e ushtrimit të drejtimit të mjetit, për kategorinë e kërkuar dhe ka plotësuar afatet kohore nga data e marrjes së autorizimit në sektorin përkatës të DRSHTRR-së, sipas udhëzimit të ministrit, që mbulon veprimtarinë përkatëse;
b) dokumentacioni i paraqitur nga autoshkolla për provën e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes së personit të interesuar është në përputhje me kërkesat e Kodit Rrugor dhe të rregullores, në zbatim të tij. Kur dokumentacioni nuk është i plotë, i kthehet autoshkollës për të bërë plotësimet, brenda 5 (pesë) ditëve;
c) personi paraqitet brenda orarit të provës së verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes dhe jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga data e dorëzimit të kërkesës së autoshkollës. Nëse personi i interesuar fiton në provën e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes dhe dokumentacioni është i plotë, jo më vonë se 7 (shtatë) ditë nga dalja në provë, sektori përkatës i DRSHTRR-së e pajis atë me lejedrejtimi, për kategorinë e kërkuar. Nëse personi i interesuar nuk e fiton provën, duhet të vazhdojë përgatitjen e aftësive drejtuese dhe të sjelljes dhe mund të rifutet në provë vetëm pas 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, deri në pesë herë, por brenda afatit njëvjeçar të autorizimit të ushtrimit të drejtimit të mjetit.
TABELA E BORXHIT
DOGANA 8.595 miliardë lekë
Borxhi Gjoba Kamata
3.037 4.452 1.105
TATIMET 37.2 miliardë lekë
Borxhi Gjoba Kamata
26.9 7.8 2.4
TOTALI
BORXHI FALEN PAGUHEN
45.2 15.7 29.5
Falen 1.167 miliardë lekë
(Të gjithë detyrimet e biznesmenëve që nuk janë njoftuar për detyrimin, gjobën dhe kamatën e vendosur nga tatimet dhe doganat)
Falen 6.5 miliardë lekë
(E gjithë gjoba dhe kamatëvonesa për biznesmenët që janë penalizuar jashtë afateve nga organet tatimore dhe doganore)
Paguhen 5.8 miliardë lekë
(I gjithë detyrimi doganor apo tatimor, pra taksa dhe tatimet principiale)
Falen 7,2 miliardë lekë
(Gjoba dhe gjysma e kamatëvonesës për të gjithë biznesmenët që janë penalizuar nga organet fiskale në mënyrë të rregullt, në rast se paguajnë detyrimi dhe pjesën tjetër të kamatës brenda 31.12.2008)
Paguhen 23.7 miliardë lekë
(detyrimi tatimor dhe doganor si dhe 50 për qind e kamatëvonesës)