E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goxhaj denoncon ne polici, Veliajn

Ne emer te Levizjes me te re qytetare "Zgjohu", avokat Altin Goxhaj denoncoi dje prane Drejtorise kunder Krimit Financiar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit skemen e zhdukjes se 300 mije euro nga Erion Veliaj, nepermjet zhdukjes se Fondacionit MJAFT. Goxhaj ka denoncuar ne shtypin e dites te dielen, ne diten e prezantimit te G99 ne Pallatin e Sportit te programit te vetepunesimit rinor nepermjet kreditimit skemen e zhdukjes se 300 mije euro nga Erion Veliaj nepermjet zhdukjes se Fondacionit MJAFT. Keto para qe thithi Fondacioni MJAFT ne emer te mbeshtetjes se vetepunesimit rinor nepermjet kreditimit, sipas Goxgajt u zhduken nje dite te bukur dhe nderkohe linden biznese te reja private qe implikojne Erion Veliajn, Arber Veliaj, Arber Mazniku, Endri Fuga. Skema e thithjes dhe transferimit te ketyre parave implikon shkeljen e nje numri te madh nenesh te legjislacionin shqiptar cka i jep nje permase reale nje krimi penal qe perfshin shume persona te cilet sot jane drejtuesit kryesore te Grupimit Politik G99 dhe te Levizjes MJAFT. Te dhena te plota te investiguara nga Avokat Altin Goxhaj u denoncuan dje prane Drejtorise kunder Krimit Financiar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit si faze e pare e denoncimit. Ne ditet ne vazhdim denoncimi do te shtrihet edhe ne struktura te tjera te specializuara perfshi edhe Prokurorine.

Ne nje tabele perballe Drejtorise se Policise u prezantuan para medias faksimile te faqeve online qe jane zhdukur nga Erion Veliaj dhe qe japin te dhena se si ka funksionuar skema e zhdukjes se 300 mije eurove te punesimit rinor nga klani Erion Veliaj, Arber Veliaj, Arbjan Mazniku dhe Endri Fuga si drejtuesit kryesore te MJAFT. Po ashtu u paraqiten te dhena mbi llogarine bankare qe kontrollon Veliaj ne San Francisko dhe zhdukjen e ketyre te dhenave. Ne nje faksimile tjeter tregohej nje pamje fotografike e vellait te Erion Veliaj duke marre kredine qe i ishte dhene nga i vellai. Ne nje dokument tjeter demaskohej skema e "kontrates se konfidencialitetit" qe ishin detyruar te firmosnin anetaret e stafit te Fondacionit MJAFT qe zotoheshin se do te ruanin ne menyre sekrete te gjithe te dhenat financiare te Fondacionit dhe te te dhenave financiare. Keto materiale dhe disa te tjera qe per momentin nuk u bene publike nga avokat Altin Goxhaj per qellime te ruajtjes se sekretit te hetimit iu paraqiten dje Drejtorise Kunder Krimit Financiar dhe ne ditet ne vazhdim do te vazhdojne te paraqiten prane strukturave te tjera hetimore.

Goxhaj: Shoqeria civile sorosiane, e diskretituar

Ne ditet ne vazhdim, Levizja "Zgjohu", e cila, sipas Goxhajt, synon rizgjimin e shoqerise civile te shkretuar nga cikloni sorosian i MJAFT-it dhe G99, do te beje denoncime te reja ne baze te nje dosjeri te investiguar prej vitesh me kontributin kryesor te tij dhe te disa eksperteve te tjere te medias dhe te shoqerise civile. Pretendimet e vazhdueshme nga njerezit e Edi Rames dhe Erion Velise se reagimet e avokat Altin Goxhajt ne protesta dhe prononcime te ndryshme publike jane te urdheruara nga LSI, PD etj. jane absurde, pasi sipas ketij drejtuesi, keto reagime kane vite qe jane bere publike ne menyre sistematike nga Goxhaj ne organe te ndryshme te medias. "Diskreditimi i shoqerise civile sorosiane te vene ne sherbim te Rames ne listat e reja zgjedhore eshte nje shkak i mjaftueshem per te sjelle nje reagim publik te vete shoqerise civile per pastrim dhe rizgjim te kthimit ne vlerat reale te qytetarise dhe sensit kritik", thuhet ne mesazhin e levizjes "Zgjohu" te drejtuar nga avokat Altin Goxhaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›