E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, shtyn diskutimin dhe liberalizimin e vizave

Vendet anetare te Bashkimit Evropian, kane shtyre diskutimin mbi liberalizmin e vizave per vendet e Ballkanit Perendimor. Ne mbledhjen e zhvilluar dje ne Bruksel nuk eshte diskutuar ne lidhje me te dhenat e mbledhura dhe raportin e hartuar per vendet e Ballkanit. Komisioni Evropian ka shpjeguar se raporti i dyte, pas atij te nentorit 2008, permbledh qendrimet e marra nga delegacionet e KE, te vendeve anetare, te shteteve te interesuara te Ballkanit per kete proces por edhe te 15 misioneve vezhguese te eksperteve te BE-se, te cilet vizituan rajonin gjate tre mujorit te pare te ketij vit, duke verifikuar ne terren zbatueshmerine e udherrefyesit, per liberalizimin e vizave. Nisur nga koha e shkurter, vetem nje jave pas dorezimit te raporteve me 18 maj, vendet anetare kane kerkuar edhe nje jave kohe me shume, per te paraqitur pozicionin e tyre ndaj Komisionit Evropian mbi liberalizimin e vizave me Ballkanin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›