Alibia e Florenc Çapja: Kam prova që isha në Maqedoni
Familja e 31-vjeçarit Florenc Çapja, i arrestuar për vrasjen e Gentian Beqirit, ngre alibinë e saj për vendndodhjen e të birit ditën e ngjarjes.
Sipas saj, Florenci ndodhej në Maqedoni ditën e vrasjes së Beqirit dhe se kanë prova pamjet të regjistruara nga kamerat e sigurisë në hotelin ku ai ka qenë, si dhe vulën në pasaportën e tij në hyrje-daljet në kalimin kufitar në Qafë-Thanë. Djali i familjes sonë, Florenc Çapja, akuzohet si autor i vrasjes që ndodhi më 15 gusht. Duam të sqarojmë se Florenci mbrëmjen e 14 gushtit u nis për në Maqedoni me tre të afërm të tij, me qëllim që më 15 gusht të blinte një kaldajë. Ai ka kaluar kufirin në orët e para të datës 15 gusht. Pasi ka kaluar kontrollet në Qafë- Thanë dhe në Maqedoni, Florenci bashkë me tre persona të tjerë i janë drejtuar Ohrit. Kanë qëndruar një natë në hotelin Royal Vien, që ndodhet buzë liqenit. Të nesërmen, më 15, është zgjuar dhe ka konsumuar mëngjesin në orën 08:29, fakt i dokumentuar nga pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë së hotelit. Këto pamje ne do ti paraqesim si provë nëpërmjet avokatit tonë, Ravik Gurra, pranë organeve të drejtësisë, thuhej në njoftimin e shpërndarë mbrëmë nga familja Çapja për mediat. Sipas pretendimeve të familjes, e cila pohon se hyrjet dhe daljet e Florenc Çapja janë të dokumentuara në sistemin TIMS, rreth orës 12:00 të 15 gushtit, ai është nisur nga Ohri për në Elbasan, nëpërmjet dy pikave kufitare nga ku kishte hyrë….
(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)