Alibia e kartave falas
Edmond Arizaj
Vetëm dy muaj para fitores së premtuar të “politikës së re”, inspiruesi dhe frymëzuesi i saj, Edi Rama, i kthehet politikës së vjetër. Bojkot, protesta dhe rëndim gjuhe ndaj kundërshtarit. I gjithë ky shpërfytyrim politik, nga e reja tek e vjetra në pak ditë, ka për shkak kartat e identitetit. Por jo shpërndarjen me vonesë , apo me ritme të ngadalta. Jo mangësitë në proces, jo budallallëkun se në disa institucione ende kërkohen certifikatat edhe kur ke kartë, apo të tjera tema teknike që mund të sillnin pasoja politike. Revolta politike e Ramës është se këto karta duhet të jepen falas, apo me termin e ri të hiqet taksa e votës.
I pari gabim i Ramës është krijimi i precedentit. Një shërbim i dhënë nga pushteti mund edhe të mos paguhet nëse protestohet. Sepse realisht kartat e identitetit janë një shërbim i dhënë nga qeveria shqiptare, një shërbim për të cilin paguhet vetëm një herë në dhjetë vjet. Deri tani njihen vetëm dy shërbime të tilla; pasaportat dhe patentat. Për shërbimet e tjera duhet të paguajmë çdo muaj, çdo vit, por ndonjëherë edhe çdo ditë. Kjo kartë po humbet në fakt kuptimin real të saj, dhe vetë Rama po i shërben me sa mundet kësaj kauze, duke i bërë shërbim në fakt kauzës së vetes. Ajo nuk vlen vetëm për 28 qershor 2009. Do të vlejë edhe pas kësaj date. Do të vlejë edhe për zgjedhjet e 2011, edhe për zgjedhjet e 2013. Si dhe për të tjera punë shqiptarësh, pa qenë nevoja të mbushet xhepi me dhjetëra foto e certifikata. Me një hesap të vogël, pagesa një herë e kësaj karte, madje deri dhe 2 mijë lekë të vjetra, nuk është se e tejkalon pagesën në vit të certifikatave. Për dhjetë vjet duhen bërë llogaritë. Eshtë tjetër punë që edhe me këtë çmim shqiptarët nuk duan të votojnë. Megjithatë, Rama i detyron deputetët të bojkotojnë, ndërsa qytetarët i fton në protesta. Një gjë të tillë nuk e ka bërë asnjëherë për faturat e dritave, që realisht po rezultojnë vrasëse për shumicën e popullsisë. Një gjë të tillë nuk e ka bërë asnjëherë për çmimet, që po rezultojnë shkatërruese nga dita në ditë. Një gjë e tillë nuk i është bërë vetë Ramës për taksën e gjelbër, kur jeta bëhet në një qytet të murrmë. Dhe në vend që të protestohet për arrogancën e qeverisë, që vendos sanksione për ata që nuk aplikojnë, protestohet e bojkotohet për dhënien falas të një shërbimi. Ky nuk është shembulli i një shteti social, por i një shteti anarkik, i një antishteti. Shteti social do të nënkuptonte që Rama dhe të tjerët si ai, të falnin për shtresat në nevojë rrogat dhe shpërblimet e tyre të tre-katër muajve, duke mundësuar pagesën e aplikimit. Sepse një qeveri e djathtë nuk e njeh fjalën falas.
Gabimi i dytë i Ramës është drejtimi i gishtit vetëm nga Sali Berisha. Kryesocialisti prej 2007 kur u rizgjodh kryebashkiak pas një muaji tensioni certifikatash, e pa të domosdoshëm kalimin nga ky shërbim i prapambetur tek kartat e identitetit. Por priti plot dy vjet për të ngritur zërin dhe për të përmendur protestat, pasi ka realizuar bojkotin dhe uljen e xhentilesës në fjalor, të huazuara nga politika e vjetër këto. Dhe nuk kanë qenë të pakta rastet kur ai mund kërkonte vërtet realizimin e këtij projekti në kuadrin e reformës elektorale. Por kjo nuk u bë as pas “reformave të mëdha” që sollën Kushtetutën blu, as pas Kodit Elektoral. Përkundrazi. Edhe pas paralajmërimeve të ardhura si nga opinioni si nga parti politike, Rama e bëri veshin e shurdhër, duke besuar në buzëqeshjen e Berishës. Dhe në vend të kartave, përdori Feridenë si iniciativë politike. Pra, faji në rastin e kartave nuk është jetim, madje ka dy baballarë, edhe Ramën, edhe Berishën. Gabimi i tretë i Ramës është shpërfytyrimi politik vetëm brenda pak ditësh. Të mos harrojmë ditët e pranimit të Shqipërisë në NATO, kur Berisha dhe Topalli çdo gjë e ngjyen blu. Rama nuk mënoi të deklarohej se pjesa e luanit në këtë eveniment, në fakt i takon atij, sepse me bashkëpunimin në reforma, me politikën e institucioneve dhe jo të rrugës, me konsesusin dhe shtrëngimin e duarve, kishin bërë të mundur që ftesa të kthehej në anëtarësim. Por jo pas shumë kohësh, politika e re e reformave dhe institucioneve, i kthen sytë nga e harruara politikë e vjetër e protestave, bojkotit dhe ofendimeve. Dhe në këtë acarim nervash, Rama fton edhe shqiptarët, të cilët i mbajti larg nga Gërdeci dhe nga dëme të tjera të rënda që qeveria dhe Berisha i shkaktuan vendit. Jo pse në një politikë si kjo e Shqipërisë dhe me një kryeministër përrallash (nga krahu i të këqijve) si Sali Berisha nuk duhen protestat, bojkotet madje edhe ofezat. Duhen dhe duhen shumë. Por Rama, një protestues i hershëm u shpall kundër tyre. Madje i qëndroi kësaj edhe atëherë kur protestat dhe gjithçka ishte më e legjitimuar se kurrë. Madje, edhe atëherë kur të gjithë shqiptarët kërkonin një kokë që t’i drejtonte në protestë. Por kjo kundërshti disavjeçare, sot rrëzohet në pak orë për një kauzë si ajo e kartave falas. Dyshimi i parë që të vjen në mendje është se Rama po thur një alibi... sido që të vijë puna. Dhe ky do të ishte edhe gabimi fatal i tij.