Prençi: Luftë kultivimit të narkotikëve
SHKODER – Kryepolici i Shtetit, Ahmet Prençi, e quajti të hapur aksionin për parandalimin i kultivimit të bimëve narkotike. Nga Shkodra, në prani të drejtuesve të policisë në qarqe e Shkodrës, Lezhës e Kukësit ai kërkoi angazhim maksimal për këtë fenomen. Prençi ka deklaruar se jo vetëm në qarkun e Shkodrës, por edhe në të tjerë, vitin e kaluar janë konstatuar raste të kultivimit të drogës. Sipas tij, pavarësisht se është vit zgjedhor, duhet të merren masa të forta për të mos lejuar kultivimin e bimëve narkotike. “Askush të mos mendojë se meqë jemi para zgjedhjeve policia do të tolerojë këtë fenomen. Është e domosdoshme që lufta të jetë më e organizuar, për të realizuar një bashkëpunim më efektiv me të gjitha strukturat e administratës shtetërore, duke vlerësuar drejt rëndësinë e këtij fenomeni jo vetëm si aksion policor, por si aksion kombëtar”, u shpreh ai.