E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, i ftuar i veçantë në Forumin ekonomik

 

Kryeministri Sali Berisha është i ftuari i nderit i kryeministrit kinez në samitin ekonomik për Azinë. I ftuar nga homologu i tij kinez, Berisha do të marrë pjesë në këtë Forum ekonomik, ku temë kryesore do të jetë përballimi i krizës financiare. Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë, Berisha mori pjesë si i ftuar nderi në pritjen e mirëseardhjes në hapje të forumit, në të cilën morën pjesë 12 liderët e shteteve dhe qeverive, të ftuar me këtë rast si dhe përfaqësues nga kompanitë më prestigjioze të botës në fusha të ndryshme. Në këtë pritje, Kryeministrit Berisha iu rezervua një vend special pranë Kryeministrit të Kinës, Wen Jiabao, me të cilin Kryeministri Berisha do të takohet në Pekin në datën 20 prill. Në Forumin ekonomik të Azisë BOAO të këtij viti marrin pjesë 12 liderë dhe ish-liderë të shquar, në mes tyre ish-Presidenti i SHBA, George W. Bush, ish-Kryeministri i Japonisë, Fukuda Yasuo, Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, Kryeministri i Finlandës, Matti Vanhanen, Kryeministri i Zelandë së Re, John KEY, Zëvendëspresidenti i Iranit, Parviz DAVOODI, Kryeministri i Vietnamit, Nguyen Tan Dung, Kryeministri i Guinesë së Re, Michael SOMARE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›