E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksploziv fabrikës së çimentos

 

FUSHE KRUJE – Eksploziv fabrikës së re të çimentos në Borizanë të Fushë-Krujës. Një sasi e konsiderueshme tritoli shpërtheu rreth orës 02:30 të mëngjesit të djeshëm, në vendin ku qëndronte roja i objektit. Fatmirësisht, ai ndodhej disa metra larg vendrojës kur autorët provokuan shpërthimin. Policia e mbërritur në zonë pohoi se bëhej fjalë për rreth 400 gr tritol, por veç pikës së rojës nuk kishte shkaktuar dëme të tjera. Kjo ngjarje ka bërë që policia të ngrejë disa pista për zbardhjen e saj, mes tyre ajo e shpërthimit për motive pronësie apo ndonjë konflikt i punëtorëve të fabrikës me pronarët e saj. Gjatë ditës së djeshme janë marrë në pyetje disa persona, por nuk është dalë ende në një konkluzion për motivet dhe autorët e shpërthimit. Banorët e Borizanës u tronditën më tepër nga fuqia e eksplozivit, pasi ngjarja ndodhi në kohën kur ata ishin në gjumë.                    r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›