E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Shteti ka subvencionuar kartat në masën 80-100 për qind

 

Partia Demokratike i është përgjigjur letrës që Edi Rama i dërgoi Kryeministri Berisha. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli tha dje se “çmimi i dokumentit të identitetit që përmban koston e prodhimit të tij, jo vetëm që nuk është taksuar në mënyrë absolute, siç trillon në mënyrë ordinere Z.Rama, por përkundrazi është subvencionuar nga shteti në masë 80 deri 100% për rreth 700.000 qytetare në nevojë dhe 25 deri 35% për të tjerët”, tha Mëhilli. Sipas saj, deklaratat e kryesocialistit bëhen për të mbuluar skandalin, sipas saj, të lejeve të ndërtimit. “Z.Rama për të mbuluar megaskandalin e tij të djeshëm në mbledhjen e KRT-së së Tiranës, në të cilën mori për vete dhe Eftimin e tij 19 leje nga 28 lejet e ndërtimit që ishin gjithsej duke u ngjitur kështu i zhveshur në majën e piramidës së vjedhjes dhe korrupsionit lëshon çdo ditë përçatje i tmerruar nga akti i tij prej megakorruptori”, tha zëdhënësja e Partisë Demokratike. Sipas saj, z.Rama siç u merr 500 lekë qytetarëve për një certifikatë dhe nuk ua jep ato pa paguar taksat e gjelbërimit dhe pastrimit, për të cilat keqpërdor 1 dhe 7 për të vjedhur, nuk ke koncept tjetër lirie përveç mashtrimit trillimit dhe plaçkitjes në Bashki. Nga ana tjetër, shkruaj letra 3 herë në ditë, shpif e trillo nga mëngjesi deri në darkë, të jesh i bindur se më 28 qershor do të marrësh fundin që ti meriton”.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›