Alibitë e gjyshërve të Sokol Ramës për serialin e vrasjeve
Një javë pas arrestimit të Sokol Ramës në Itali, gjyshërit bëjnë apel për pafajësinë e nipit të tyre.
Në apartamentin e Cane Ramës rëndon qetësia e dy të moshuarve, të cilët kanë mbetur të vetëm, me brengën e vajzës së tyre të vrarë, nipit të arrestuar, mbesës që nuk dinë ku e kanë dhe vrasjeve të njëpasnjëshme, shumica e të cilave vërtitet tek autorësia e një njeriu të vetëm, Sokol Ramës. “E mësuam nga mediat arrestimin e Sokolit. Nuk dimë ç’të themi... ai është i pafajshëm. Drejtësia i di këto, pasi i ka të faktuara të gjitha destinacionet në të cilat është ndodhur Sokoli kur janë kryer këto vrasje”. Kështu pohon Cane Rama, gjyshi i Sokol Ramës, që u prangos më 22 qershor 2008 në Itali. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Vlorës me vendimin që mban datën 14 dhjetor 2006, kishte firmosur urdhër-arrestin për veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese”. “Kur është bërë vrasja e Pusmezinit, u akuzua Sokoli. Por ai sapo mori vesh ngjarjen shkoi vetë në policinë spanjolle dhe mori një vërtetim se ai ndodhej atje atë ditë. Nipi ynë ka dhe shtetësinë spanjolle dhe të gjitha hyrje-daljet e tij janë të faktuara”, vijon gjyshi i Sokol Ramës. Me lot në sy, ai kujton vrasjen e vajzës së tij 47-vjeçare, Leonora Rama, 11 nëntorin e vitit 2006. Pas asaj ngjarje, seriali i ekzekutimeve vijoi në Vlorë e Tiranë. Oficerja e marinës u ekzekutua në sy të vajzës së saj. “Nuk dimë ku e kemi mbesën. Shteti e ka strehuar. Na e kalojnë në telefon, sa për të na thënë se është mirë, por ne nuk e kemi parë më”, thonë njëzëri dy të moshuarit Rama. Seriali i vrasjeve nisi më 27 shtator 2006 në Barcelonë. Slejdi Zanaj e Elidon Nelaj vriten në Spanjë nga Sokol Rama. Dy javë pas kësaj ngjarjeje, familja Zanaj hakmerret në Vlorë. Godasin aty ku Sokol Ramës do t’i dhembte më shumë. Ekzekutojnë në mes të qytetit nënën e tij, Leonora Rama. 47-vjeçarja u vra, ndërsa kishte dalë bashkë me vajzën e saj. Për këtë vrasje u arrestua Armando Zanaj. Pas arrestimit ai pranoi vrasjen, duke pohuar se kishte marrë hakun e të vëllait të vrarë në Barcelonë. Por seriali nuk u mbyll këtu. Rreth 20 ditë më pas, në Pusmezin në Vlorë u vra Shpëtim Muka, i cili ishte daja i Zanajve dhe Ervin Shehu. Për këtë ngjarje policia ka dyshime se Sokol Rama erdhi nga Spanja dhe mori hakun e nënës së tij. Në këtë ngjarje u plagos dhe Edvin Zanaj, vëllai i të arrestuarit për vrasjen e Leonora Ramës. Por plumbat nuk e falën atë në një atentat të dytë. Ndërsa strehohej në Tiranë, më 1 nëntor 2007, Edvin Zanaj u vra në afërsi të maternitetit të ri të Tiranës. q.b