Shpërthim tritoli në Kakome, vdes peshkatari, një plagoset
Një person vdiq dhe një tjetër është plagosur rëndë dje në Sarandë si pasojë e shpërthimit të një sasie tritoli që do të përdorej nga viktimat për peshkim.
SARANDE/ Shpresa Dine
Kostandin Duka, 52 vjeç, banor i fshatit Shën Vasil të Sarandës, ka vdekur i gjymtuar nga shpërthimi i papritur, ndërsa miku i tij, Fotaq Lapa, 50 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë është plagosur rëndë dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme plazhin e Kakomesë. Të dëmtuarit e ngjarjes ndodheshin aty duke peshkuar kur tritoli që do të përdorej për këtë qëllim ka shpërthyer në mënyrë të papritur. Dy peshkatarët janë paraqitur në spitalin e qytetit në gjendje kritike si pasojë e dëmtimeve serioze që kanë marrë nga shpërthimi. Sipas burimeve spitalore, 52-vjeçari Kostandin Duka ishte pothuajse në momentet e fundit të jetës kur mbërriti në urgjencën e spitalit të Sarandës. Edhe ndihma e menjëhershme mjekësore nuk ka pasur rezultat, pasi ai ka ndërruar jetë nga dëmtimet e shumta. Burimet bënë të ditur si ai është paraqitur në spital me plagë të rënda në kokë, trup dhe me duar të prera për shkak se ka qenë duke punuar më eksplozivin në momentin e shpërthimit. Personi i plagosur rëndë, Fotaq Lapa, kishte pësuar dëmtime serioze në gjoks, fytyrë, kokë e krah. Mësohet se Fotaq Lapa ka qenë i pavetëdijshëm gjatë gjithë kohës për shkak të dëmtimeve që ka pësuar. Për shkak të gjendjes së tij, ai është transportuar brenda një ore me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për trajtim të specializuar mjekësor. Sipas burimeve nga Komisariati i Policisë së Sarandës, dy të dëmruarit e ngjarjes, kanë shkuar pasditen e së dielës për të peshkuar në plazhin e Kakomesë. Për këtë ata kanë përdorur lëndë eksplozive të tipit tritol, e cila ka shpërthyer në rrethana ende të paqarta, duke i lënë të plagosur në vend të dy. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor i Komisariatit të Policisë Sarandë. Hetuesit e policisë kanë kryer ekspertizën dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Sipas verifikimeve të para, peshkatari Kostandin Duka ka qenë duke punuar me eksplozivin në momentin kur në mënyrë krejt të papritur tritoli është aktivizuar duke shkaktuar shpërthimin që i mori jetën 52-vjeçarit dhe plagosi rëndë mikun e tij.