ELIZA DUSHKU - Më seksi se kurrë
GOSSIP PANORAMA
Sezoni i ri i serialit “Dollhouse” më i ndjekur në televizionet amerikane e rikthen në ekran Eliza Dushkun, më “hot” se asnjëherë tjetër. Aktorja amerikane me origjinë shqiptarë, në këtë serial këtë herë luan përkrah një aktori tjetër po
me origjinë nga vendi i të parëve të saj. Nuk ka pikë dyshimi që krijimi kinematografik i regjisorit gjenial Joss Whedon, do
të ishte kuptim pa Eliza Dushkun, duke i dhënë këtij seriali një potencial akoma më të dukshëm. Eliza luan rolin e
aktores kryesore në film dhe quhet Echo, ndërkohë edhe pse jo në një rol kryesor, shqiptari tjetër Enver
Gjoka, që vjen nga teatri i Prishtinës, konfirmon se atij po i shkëlqen ylli në karrierën kin- ematografike. Megjithatë, ajo që duket se ka shkundur për momentin Amerikën, përveç serialit të ri që pritet të startojë në ekranin e televizionit më popullor “Fox”, janë disa foto të nxehta të aktores me origjinë shqiptare, që për momentin kanë shkaktuar edhe shumë komente në forumet e ndryshme. Eliza shfaqet në disa foto tejet provokuese edhe pse gjithmonë ka tentuar që të evitojë kontradiktat me mediat, qoftë kur ka pasur lidhje dashurore, por edhe atëherë kur me çmenduritë e saj, është shfaqur në rrugë, pa pyetur për komentet. Por duket se aktorja nuk e ka vrarë fort mendjen për komentet që janë bërë drejt saj, as
atëherë kur u shfaqë në rrugët e Miami me rroba banje, ndoshta për të treguar se është një femër që nuk e vret mendjen për ato që thonë të tjerët. Pas ditëve të suksesit që mbante emrin Buffy, ky është ndoshta rikthimi më i komentuar i Elizës dhe këtë herë bëhet fjalë për faktin se ajo ka pranuar se do të fokusohet më shumë në produksionet televizive sesa ato kinematografike, duke e kthyer edhe një herë shikimin pas, në fillimet e karrierës së saj, pikërisht serialet. Aktorja me origjinë shqiptare, gjatë një vizite që pati dy vjet më parë në Tiranë, deklaroi se edhe pse nuk e njoh kinematografinë shqiptare, nuk do të refuzonte asnjë ofertë që do më bëhej nga kineastët shqiptarë. Eliza Dushku mbetet një ndër aktoret e gjeneratës së re me të talentuara në Hollyvood dhe ka shënuar në karrierën e saj role përkrah Robert De Niro, Arnold
Shwarceneger, Halle Berry apo Kirsten Dunst.
INGRIT GJONI koncert në Amerikë
Pas tre ditësh Ingrit Gjoni pritet të largohet drejt Amerikës për një koncert të madh që pritet të mbahet për shqiptarët që jetojnë përtej oqeanit. Udhëtimi i saj vjen fill pas prezantimit të këngës dhe videoklipit të saj më të ri me titull “Puçi-puçi”, një duet ky, mjaft i suksesshëm me Çiljetën. Këngëtarja pritet që të qëndrojë për gati një javë në SHBA, ku ka të prenotuar një numër të madh koncertesh, turne jo i pari i saj në këtë vend. Ndërkaq, pas lajmit të udhëtimit të Ingritit në këtë vend, mësohet se ka një shitje të konsiderueshme të biletave, që pritet të shohin nga afër një ndër femrat më seksi të skenës shqiptare.
ADRIAN GAXHA,pushime në Durrës
Noti bën pjesë në listën e gjërave të preferuara të Adrian Gaxhës, prandaj edhe ai kishte zgjedhur këtë javë Durrësin
për t’u relaksuar. Ai ka qenë së bashku me disa nga miqtë e tij më të ngushtë në bregdet, ku edhe kanë kaluar një kohë
të konsiderueshme nën rrezet e diellit. Gjatë mbrëmjeve Adriani dhe miqtë e tij kanë preferuar që të zhvendosen
në kryeqytet, duke zgjedhur lokalet e natës së Tiranës për t’u argëtuar. Ndërkohë që në planet e tij të afërta, pas
përfaqësimit që bëri në “Eurovision”, Gaxha duket se ka hequr dorë përkohësisht nga bashkëpunimet dhe premton
për fansat se do të kthehet si solist në skenë.
PARIS HILTON,mban premtimin
Një vit më parë Paris Hilton, në burg premtoi se do të bëhej një vajzë e mbarë dhe duket se e ka mbajtur fjalën.
Ajo premtoi se do të kujdesej për fëmijët në nevojë dhe me kancer dhe në fakt, së fundmi ajo është shfaqur
shumë zemërgjerë në një projekt të tillë pikërisht në Los Angeles. Ajo ka financiar plot 450 mijë dollarë në
ndihmë të fëmijë me probleme të sëmundjeve të gjakut, duke i sjellë atyre lëngun e jetës në kohë që edhe ata të
jetojnë së moshatarët e tyre. Media e ka mirëpritur këtë sjellje ndryshe të Hilton duke theksuar se gjithë ky ndryshim ka ardhur dukshëm pas lajmit se ajo do të bëhet mama së afërmi, fakt që e ka bërë të ndihet më e angazhuar në çështje të
tilla bamirësie për fëmijët.
AMY WINEHOUSE:Nuk kam pse të jetoj
Këngëtarja Amy Winehouse ndihet e pashpresë, madje pasojat e problemeve të saj me drogën dhe alkoolin e kanë mërzitur, prandaj ndihet pesimiste. Në një intervistë të rrallë për revistën, “Rolling Stone”, këngëtarja ka thënë se pasi u burgos edhe burri i saj, Blake Fielder-Civil, ajo e ndien se jeta nuk ia vlen të jetohet. Së fundmi, fituesja e çmimit Grammy, ka anuluar turneun e saj britanik edhe ndodhet në një spital për shkak të problemeve me sëmundjen e mushkërive, e diagnostikuar me emfizemë. “Të jem e sinqertë, burrin nuk e kam, jam e mërzitur, edhe pse jam
shumë e re. Ndihem sikur nuk kam pse të jetoj. Ka qenë një goditje e rëndë për mua”, ka thënë Amy, gati në gjendje të
plotë depresioni.
JETA FAQOLLI - “Bëj biseda erotike me të dashurin në telefon”
“Konkurrenca”, ishte një këngë mjaft e pëlqyer mendon se ndihesh e konkurruar? Përsa i takon klipit, ajo ka qenë një këngë e pëlqyer dhe unë e kam ndier suksesin e saj, sidomos gjatë koncerteve. Përsa i takon faktit
ndihem e konkurruar apo jo, sigurisht që po, pasi në çdo fushë të jesh konkurrenca ekziston dhe kjo më pëlqen, pasi të bën ta lodhësh trurin për të punuar më mirë. Tek klipi i fundit keni një imazh krejt ndryshe, si ju lindi ideja që të ndryshonit apo ju përshtatet klipit? Ideja krejt ka qenë e regjisorit, qoftë për veshjen dhe look-un dhe mua më pëlqen ky ndryshim, pasi në çdo klip tentoj të vij ndryshe. Keni menduar të riktheheni me ndonjë klip të ri në këtë sezon? Sigurisht që po në çdo sezon. Jam duke punuar për klipin e ri dhe kënga që kam zgjedhur është verore, është kënga e “Top Fest”, e zhanrit R&B dhe oriental. Do të shfaqeni ndonjëherë në ndonjë duet? Nëse po me cilin? E kam menduar, por mendoj se do ta
realizoj së afërmi. Do ta lë surprizë për më vonë. A keni ndonjë projekt që të jeni në verë në Shqipëri? Kam një vit që jam kthyer nga Maqedonia dhe koncertet e shumta i kam pasur këtu. Baza ime për momentin do të jetë Tirana, pasi këtu kam dhe familjen. Cili është statusi juaj aktual, beqare apo e dashuruar? Mund të them e dashuruar, por vetëm
kaq, jo më shumë. No Coment!, mjaft të them që ai është shqiptar...! Cili është për ty mashkulli ideal, që
doje të kishe në krah? Të ishte një mashkull i këndshëm dhe me fizik të pëlqyeshëm, por mendoj se shpirti është ajo që e bën një mashkull të jetë ndryshe, nuk ka të bëjë shumë pamja e jashtme.
Cila është gjëja e parë që të tërheq, kur sheh një mashkull? Normalisht fiziku, një mashkull që e mban veten është gjithmonë joshës. A ndihesh e “gjuajtur” nga djemtë? Sigurisht që po, pasi si çdo femër edhe mua më pëlqejnëkomplimentet.Nëse do të ishte e nevojshme të bëje ndonjë ndërhyrje kirurgjikale, dhe nëse po në cilat
pjesë të trupit? Nga natyra jam frikacake dhe nëse do të ishte nevojshme nuk do ta bëja. Mund të kemndonjë mangësi
JETA FAQOLLI
“Bëj biseda erotike me të dashurin në telefon” Pas gjashtë vitesh qëndrimi në Maqedoni, ku studionte dhe punonte,
këngëtarja shqiptare që kishte zgjedhur Tetovën si trampolinën për t’u futur në botën e muzikës, Jeta Faqolli ka
vendosur që të kthehet në familjen e saj. Ndoshta për të lënë pas të gjitha thashethemet që u thurën
rreth saj, pas ndarjes nga bashkëshorti, ajo duket se tani ndihet shumë komode në Tiranë, në vendin ku mendon se do të vijojë karrierën. Aktualisht, është zhvendosur në Sarandë ku ka pasur ofertat e para për të kënduar në plazh dhe rrëfen
projektet e saj të para muzikore, për dashurinë e saj të re, me një djalosh shqiptar, emrin e të cilit nuk preferon ta thotë, ndërkohë që thekson se përsa i takon martesës së saj, ajo është një histori e shkuar, të cilën e ka hedhur pas, për të
filluar nga e para një jetë të re. të vogël, por më mjafton kjo që jam dhe kaq. Sa kohë kalon zakonisht në krevat? Z a k o n i s h t preferon të fle në krevat dopio, pasi ndihem me rehat dhe fle rreth 8 orë, është një vend që preferoj të kaloj shumë
kohë aty. Çfarë bën tjetër në shtrat: ha, lexon, sheh TV apo…? Të gjithë këto i bëj, përveç të ngrënit, që nuk më pëlqen.
Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur? Gjithmonë anësore në krah të djathtë.
Ju qëllon kur jeni me dikë në shtrat të flisni? Përse bisedoni zakonisht? Më ndodh që të jem me motrën dhe bëj biseda
normale, ndërsa me të dashurin flas për gjëra private. A flisni në telefon dhe bëni thashetheme apo
biseda erotike? Me thashetheme nuk merrem, por me të dashurin bëj bisedat erotike në telefon. Çfarë urreni më shumë në shtrat, kur jeni me dikë tjetër? Preferoj vetëm të fle dhe asgjë tjetër. Nëse je me një person të seksit të njëjtë dheju prek, si do të reagonit? Nuk më ka ndodhur, por nëse do të ndodhte do t’i tregoja që nuk më pëlqen dhe do ta sqaroja
që mos e përsëriste. Ju ka ndodhur të zgjoheni në shtratin e dikujt e të thoni: Ç’dreqin dua këtu? Asnjëherë. Kjo për shkak se nuk preferoj që të pi derisa të dehem. Më ka ndodhur të jem në shtratin e dikujt tjetri, por nëse kam qenë aty, kam shkuar me vetëdije. Të pëlqen të flesh me dritë ndezur, fikur fare apo me vetëm me llamba të vogla?
Errësirën e kam frikë dhe më pëlqen që të ketë drita të vogla, të paktën që nëse zgjohem të di ku të hedh këmbët.
Cila është gjëja e parë që mendon sapo shkon për t’u shtrirë ne shtrat, bën bilancin e ditës apo jo?
Direkt në shtrat dhe më zë gjumi menjëherë, nuk e vras mendjen gjatë. Po në lidhje me thashethemet për martesën që
keni pasur, çfarë mund të na thoni? Ajo nuk ka qenë martesë e mirëfilltë, pasi unë nuk kam bërë celebrim dhe ka qenë një martesë më shumë për hir të prindërve. Ajo që dua të bëj është jeta ime dhe askujt, kjo është Jeta. Më pëlqen të jem
e lirë dhe këtë e kam arritur deri tani.