Policët e patrullës së përgjithshme mbeten pa leje të zakonshme të ‘07
TIRANE – Patrulla e përgjithshme e policisë së kryeqytetit mbetet pa leje të zakonshme.
Bëhet fjalë për efektivët e brezit të parë, të cilët pretendojnë se nuk kanë përfituar asnjë ditë leje të zakonshme, madje as pagesën suplementare që jepet në raste të tilla, përsa i përket vitit të parë të punës. Efektivë të këtij shërbimi policor pohojnë se, gjithçka ka nisur kur këta kishin mbushur 11 muaj në detyrë, në fund të janarit të këtij viti, kohë kur eprorët u kanë komunikuar se nga ai moment mund të nisnin lejet e zakonshme për vitin pasardhës (2008). Pas kësaj, policët kanë kërkuar që leja t’u llogaritej në bazë të Kodit të Punës, i cili sipas tyre specifikonte faktin se këta duhet të përfitonin një muaj kalendarik leje të zakonshme, pasi nga 3 shkurti 2007, kohë kur kishin filluar detyrën deri më 31 janar 2008, bënin plot 11 muaj punë. Por kërkesa e tyre u refuzua nga eprorët, me pretendimin se nuk përfitonin leje në vitin e parë të punës. Një grup policësh, nëpërmjet një letre ia përcolli shqetësimin krerëve të bluve të kryeqytetit, çka u bë shkak që atyre t’iu jepeshin nga 6 ditë leje. Ndërsa pjesa tjetër, emrat e të cilëve nuk ishin përfshirë në letër pohojnë se, ende nuk e kanë përfituar lejen e zakonshme për 11 muajt e parë të punës. Po kështu ata pohojnë se me kërkesa individuale u kanë kërkuar eprorëve të tyre t’iu japin një rrogë mujore shtesë, sipas ligjeve në fuqi, por ende nuk kanë marrë një përgjigje për të. Vetë efektivët e patrullës pohojnë se, në ditët në vazhdim do t’i kërkojnë takim krerëve të policisë së kryeqytetit për t’iu përcjellë vetë shqetësimin e tyre, pasi mendohet se ky problem të mos jetë përcjellë deri te funksionarët më të lartë blu të Tiranës. Sipas tyre, më datë 1 mars, të këtij viti, nëpër togat policore ku shërbejnë edhe efektivët e patrullës së përgjithshme është hedhur shorti midis kolegëve për të përcaktuar kohën kur secili prej tyre do të marrë pushimet vjetore të vitit të dytë të punës. Këto leje vjetore tashmë kanë nisur të kryhen prej policëve sipas grafikut që ka përcaktuar shorti dhe eprorët. Në lidhje me këtë procedurë që po ndiqet për lejet e zakonshme për vitin e dytë të punës, policët shprehen të kënaqur, ndërkohë pretendojnë se të drejtat e tyre u janë dhunuar përsa i përket vitit të parë të punës. fa.ma.