Chelsea transferon Davilan

Nga Express më 28 gusht 2011 në ora 16:15
Chelsea ka konfirmuar transferimin e reprezentuesit U-20 të Meksikës Ulises Davila nga Chivas Guadalajara.
Gjiganti londinez më herët gjatë këtij afati kalimtar të verës ka përforcuar radhët e veta me të rinjtë Oriol Romeu, Romelu Lukaku, Thibaut Courtois dhe Juan Mata. Mesfushori ofensiv Davila ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin nga Stamford Bridge.
“Ulises kërkohej nga shumë klube dhe ne jemi të lumtur me marrëveshjen e arritur”, tha drejtori teknik i Chelseas, Michael Emenalo.