Milani kërkon Keitan

Nga Express më 28 gusht 2011 në ora 17:01
Milan ka shprehur interesim për mesfushorin e Barcelonës Seydou Keita si alternativë për të lënduarin Mathieu Flamini. Ish futbollisti i Arsenalit Flamini do të qëndron jashtë fushës për pesë muaj pas lëndimit në ligamente të gjurit.
E përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport ka njoftuar të dielën se trajneri i Milanit Massimiliano Allegri është në bisedime me nënkryetarin Adriano Galliani për mundësinë e transferimit të Keitas si mbulesë për Flaminin.
Keita 29 vjeq mund të humb vendin e tij në ekip pas ardhjes së Cesc Fabregasit dhe depërtimit të talentit të ri Thiago Alcantara.