"Alitalia", këtë verë shërbime të reja
Këtë verë, "Alitalia" vazhdon fluturimet e saj për dhe nga Italia, duke promovuar destinacione dhe shërbime të reja.
Me 630 fluturime të përditshme, "Alitalia" riafirmon pozicionin e saj në krye të linjave ajrore italiane, duke ofruar më shumë fluturime se çdo linjë tjetër ajrore për në Itali dhe në 83 destinacione në të gjithë botën. Duke fluturuar për në Aeroportin e Fiumicino (Romë), pasagjerët që udhëtojnë për në destinacione të tjera, mund të lidhen me 23 destinacione të tjera italiane dhe mundësi zgjedhjeje në të gjithë Evropën, vendet e Mesdheut, Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut. Për më tepër, "Alitalia" në tremujorin e parë të 2008, ka përmirësuar performancën dhe përgjegjësinë operacionale për të gjithë rrjetin e fluturimeve. Gjithashtu në Shqipëri, "Alitalia" është e afirmuar si kompania me pozicion dominues për tregun e Italisë, duke mundësuar në verën e 2008, 21 fluturime direkte javore nga Tirana (14 në Romë dhe 7 në Milano) dhe duke ofruar gjithashtu, një larmi të gjerë, jo vetëm të orareve të nisjes, por dhe tarifa shumë konkurruese. Risitë kryesore dhe përmirësimi i produktit të ofruar nga "Alitalia", për këtë verë janë: Që prej 1 Qershor 2008, "Alitalia" operon nga Tirana në Los Anxhelos nëpërmjet Romës me 5 fluturime javore. Fluturimi Romë-Los Anxhelos operohet me Boeing 777 (42 vende klasi biznesi dhe 249 vende klasi ekonomike), duke siguruar një orar të përshtatshëm dhe komoditet për pasagjerët. Për më tepër, "Alitalia" vazhdon të nxisë shërbimin ndaj pasagjerëve nëpërmjet investimeve të reja, duke filluar që prej ambienteve të rezervuara për pasagjerët në Business Class dhe për udhëtarët më të rregullt, "Freccia Alata", në aeroportin e Romës "Fiumicino" dhe në Milano "Malpensa". Në Tiranë, pasagjerët e klasit të biznesit të "Alitalia"-s, (si edhe "Freccia Alata plus Club" dhe anëtarët 'Freccia Alata Plus") mund të shijojnë mikpritjen luksoze dhe shërbimet e ambienteve VIP në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Vëmendja e veçantë që u kushtohet të gjitha aspekteve të shërbimit dhe përpjekjeve për të rritur cilësinë e produktit, dallohet menjëherë jo vetëm në eksperiencën e udhëtimit me "Alitalia", por edhe në ngrohtësinë tipike italiane dhe stilin elegant të saj.