Maqedoni, zgjedhjet do të jenë me incidente
Më 15 qershor, me vendim të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni duhet të përsëriten zgjedhjet në disa vendvotime në njësinë e parë, të dytë dhe të gjashtë.
Në këto zona zgjedhjet u karakterizuan nga parregullsi të forta, shpesh herë të shoqëruara edhe me incidente me armë, ku humbi jetën një person dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. SHBA, OKB, BE dhe institucione të tjera ndërkombëtare u kanë bërë thirrje liderëve politikë në Maqedoni që të kenë kujdes të mos përsëriten incidente si ato të 1 qershorit. Por ekziston edhe frika se këto incidente, të ndodhura kryesisht në zonat shqiptare do të përsëriten. Instituti për studime ndërkombëtare të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit me qendër në Lubjanë parashikon se zgjedhjet e 15 qershorit në Maqedoni do të jenë përsëri të mbushura me incidente. Në një raport të këtij instituti thuhet se, disa parti politike në Maqedoni janë të lidhura me shërbime të ndryshme sekrete që kërkojnë destabilitet në vend. Në raport mes të tjerash shkruhet se: “Këto shërbime janë të lidhura me partitë aktuale opozitare”. Raporti që titullohet: “Mundësia e incidenteve të armatosura në ditën e zgjedhjeve në Maqedoni”, thekson se ka fakte për të besuar që kjo mundësi është reale. Në Bruksel situatat rreth procesit të rivotimit në 196 vendvotime po vëzhgohen në mënyrë serioze. Rekomandimi më i rëndësishëm nga Brukseli është se masat preventive të marra dhe hetimet e filluara për incidentet zgjedhore do të jenë të vlerësuara si të suksesshme vetëm nëse ka rezultat përfundimtar dhe nëse secili korrespondon në pajtueshmëri me ligjin. Kjo u theksua në takimin mes ministrit të Jashtëm maqedonas, Antonio Milloshoski me Komisionerin për zgjerim në BE, Olli Rehn në Bruksel. Përsëritja e votimeve do të zhvillohet nën një kontroll serioz të policisë dhe vëzhguesve të zgjedhjeve. Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve, “Utrinski veshnik” procesi i zgjedhjeve do të vëzhgohet nga një numër i madh policësh, vëzhguesish ndërkombëtarë dhe përfaqësues të partive politike.