Portugalia e Ronaldos tani nuk ndalet më
Portugalia gjunjëzon Republikën Çeke me rezultatin 3-1, duke hipotekuar kualifikimin për në çerekfinalet e turneut.
Golat e Dekos, Kristiano Ronaldos dhe Kuarezmës, u dhurojnë luzitanëve triumfin e dytë në këtë Evropian.
Ndërkohë, Sionko për çekët baraspeshonte shifrat e ndeshjes në pjesën e parë. Sfida ndërmjet këtyre dy skuadrave ka qenë e balancuar deri në përfundim të 45 minutave të para të saj. Çekia e drejtuar nga Brukner nuk i ngjason aspak asaj në ndeshjen e parë kundër Zvicrës, dhe shpeshherë vë në vështirësi portugezët. Gjithsesi, do të jenë djemtë e Skolarit, që do të kalojnë të parët në avantazh me Dekon, i cili përfiton nga një mbipopullim i zonës së Peter Çeh dhe çon topin drejt rrjetës. Ndërkohë, Sionko i kundërpërgjigjet menjëherë golit të mesfushorit të Barcelonës, duke baraspeshuar shifrat e takimit. Pjesa e dytë fillon nën dominimin e skuadrës luzitane, e cila vetëm pas 18 minutash kalon në avantazh me një gol fantastik nga Kristiano Ronaldo, lojtari që me shumë siguri do të jetë edhe fituesi i “Topit të Artë” për sezonin 2007-2008. Një episod i tillë, zgjon formacionin çek i cili shpeshherë i afrohet golit të barazimit, por pa rezultat. Skolari, vetëm dhjetë minuta nga fundi mendon të hedhë në ‘dushin’ e lojës, fantazistin Kuarezma për kapitenin Simao, zgjedhje e cila do të vlerësohej e suksesshme, pasi mesfushori i Portos do të firmoste në minutën e parë shtesë edhe golin që do të hipotekonte suksesin e dytë për këtë kompeticion dhe mbi të gjitha, kualifikimin e Portugalisë drejt turit çerekfinalist. Tashmë, në sfidën e fundit, skuadra e teknikut brazilian, Luis Felipe Skolari, do të ketë përballë vendësit e Zvicrës.
Zvicër-Turqi 1-2
Kur ndeshja dukej se po shkonte drejt një barazimi që nuk i vlente asnjërës prej dy skuadrave, Turan Arda lëshon një bombë drejt portës së mbrojtur nga zvicerani Benaljo, e cila ka shkatërruar përfundimisht shpresat e skuadrës së Kobi Kuhn për vazhdimin e kësaj aventure. Në këtë mënyrë, përballja ndërmjet Zvicrës dhe Turqisë është mbyllur në favor të lojtarëve të drejtuar nga Fatih Terim, të cilët çështjen e kualifikimit për në çerekfinalet e Evropianit do ta luajnë në sfidën e fundit dhe të drejtpërdrejtë kundër kombëtares së Republikës Çeke. Kjo sfidë ka filluar nën një shi të rrëmbyeshëm, i cili fillimisht ka ndihmuar vendasit të cilët gjejnë golin e avantazhit në minutën e 32-të, me turkun e natyralizuar zviceran, Hakan Jakin, rezultat me të cilin do të mbylleshin edhe 45-minutat e para. Pjesa e dytë do të flasë më shumë për turqit të cilët zbresin më të bindur në fushë për të kthyer rezultatin. Një gjë e tillë kuptohet, kur vetëm pas 12 minutash nga fillimi i pjesës së dytë, Senturk barazon shifrat. Goli rrit mjaft entuziazmin në formacionin turk për të kërkuar dhe golin e avantazhit. Kur 90-minutat e rregullta kishin përfunduar, kishin mbetur vetëm ato 3 shtesë për t’u zhvilluar, sekondat e fundit të së cilave do të jenë vdekjeprurëse për organizatorët e këtij turne. Turan Arda, i nisur me shpejtësi në krahun e majtë, çan në qendër dhe nga vija e 16-metrave lëshon “bombën” që do të eliminojë matematikisht zviceranët e Kuhn.
Republika Çeke – Portugali 1-3
Golat: Sionko 17’ / Deko 8’, Ronaldo 63’, Kuarezma 91’
Republika Çeke (4-1-4-1): 1 Cech, 2 Grygera, 21 Ujfalusi, 22 Rozehnal, 6 Jankulovski, 4 Galasek (73’ Koller), 7 Sionko, 17 Matejovsky (68’ Vlcek), 3 Polak, 20 Plasil (85’ Jarolim), 15 Baros
Trajner: Karel Brukner
Portugalia (4-2-3-1): 1 Ricardo, 4 Bosingva, 15 Pepe, 16 Carvalho, 2 Ferreira, 8 Petit, 10 Moutinho (75’ Meira), 7 Ronaldo, 20 Deko, 11 Simao (80’ Kuarezma), 21 Nuno Gomes (79’ Almeida)
Trajner: Felipe Skolari
Kartonë të verdhë: Polak, Bosingva
Gjyqtar: Kiros Vasaras
Zvicër – Turqi 1-2
Golat: Hakan Yakin 32’/ Semih Senturk 57’, Arda Turan 90’+2’
Zvicër: 1 Benaglio; 5 Lichtsteiner, 20 Mueller, 4 Senderos, 3 Magnin; 19 Behrami, 8 Inler, 15 Fernandes (7 Cabanas 76’), 16 Barnetta (22 Vonlanthen 66’); 10 Yakin (14 Gygax 85’); 12 Derdiyok.
Trajner: Kobi Kuhn
Turqi: 23 Demirel; 22 Altintop, 15 Asik, 2 Cetin, 3 Balta; 10 Karadeniz (9 Senturk 46’), 11 Metin (6 Topal 46’), 7 Aurelio, 14 Turan; 17 Sanli, 8 Kahveci (18 Kazim 85’).
Trajner: Fatih Terim
Gjyqtarë: Lubos Michel (Sllovaki)
Kartonë të verdhë: Sanli, Aurelio, Balta, Derdiyok
Të veçantat
Kriteret e kualifikimit në grup
Dy skuadrat e para të çdo grupi kalojnë në çerekfinale. Në rast barazimi me pikë midis dy apo tri skuadrave, do të merren parasysh me radhë: a) pikët në takimet direkt; b) golaverazhi në takimet direkt; c) numri i golave të shënuar në takimet direkt (në rast barazimi midis të paktën tri skuadrave); d) golaverazhi i përgjithshëm; e) numri golave të shënuar në grup; f) koeficienti në eliminatore (pikët e fituara pjesëtohen me numrin e ndeshjeve në dy kompeticionet e fundit, Botërori 2006 dhe Euro 2008); g) fair play (një komision gjykon skuadrat në çdo ndeshje) h) shorti; Nëse dy skuadra vijnë në ndeshjen e fundit me të njëjtat pikë, të njëjtin golaverazh dhe të njëjtin numër golash të shënuar, në rast barazimi pas 90 minutash, për të përcaktuar pozicionin e tyre në renditje nuk do të merren parasysh kriteret e mësipërm, por do të gjuhen menjëherë penalltitë. Nga çerekfinalet deri në finale, në rast barazimi pas 90 minutash do të ketë shtesë 30 minuta e, nëse ka sërish barazim, do të gjuhen penalltitë.
Përplasje mes Aragonesit dhe Torresit
Edhe pse triumfuan me një fitore mbresëlënëse në ndeshjen e parë të Evropianit, gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë brenda Spanjës. Ka qenë ylli i ekipit, sulmuesi Torres, ai që nuk ka mbetur aspak i kënaqur nga fakti që u zëvendësua ndaj Rusisë. “Jo vetëm që nuk më ka ardhur aspak mirë që u zëvendësova, por nuk kuptova as arsyen. Po luaja mirë, isha në formë dhe kishin mbetur akoma edhe mjaft minuta. Nëse do të kishte qenë kështu, më mirë të mos hyja në fushë pjesën e dytë. Të paktën, trajneri duhet të më kishte njoftuar që në dhomat e zhveshjes për një gjë të tillë. Nuk e prisja dhe normalisht që kam mbetur mjaft keq kur pashë se isha pikërisht unë ai që duhet të lija fushën”, tha Torres, i cili kur u zëvendësua nuk pranoi as t’i jepte dorën trajnerit. Aragones, nga ana tjetër, përpiqet ta minimizojë disi rebelimin e sulmuesit. “Kur një futbollist zëvendësohet, është normale që ai të nervozohet e të ketë pakënaqësi. Unë kam mbetur shumë i kënaqur nga loja e Torresit në ndeshjen e parë dhe kam besim te aftësitë e tij. Kemi ardhur në këtë Evropian për të fituar dhe problemi që mund të na çojë drejt dështimit, është përçarja”.