E Hënë, 2 Nëntor 2026

OSSH, 76 % e aksioneve do të privatizohen

Qeveria ka miratuar dje se sa do të jetë madhësia e paketës së aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes që do të privatizohen. 

Sipas vendimit të qeverisë, gati 76 për qind e aksioneve të kësaj shoqërie do t'u ofrohen investitorëve strategjikë. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë komisioni i Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Energjetikës  kualifikoi katër firmat që do të marrin pjesë në procesin e privatizimit të KESH-it. Konkretisht kompanitë EVN AG, ENERGIE STEIERMARK AG, CEZ a.s. dhe ENEL S.p.A. janë shoqëritë që do të garojnë në tenderin për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Mbyllja e procesit të privatizimit të këtij sektori është edhe një ndër premtimet e qeverisë demokrate. Qeveria ka planifikuar që privatizimi i këtij sektori të përfundojë brenda muajit shtator. Vetë drejtues të KESH-it e kanë cilësuar si shumë të rëndësishëm procesin e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Pak kohë më parë në një prononcim për mediat kreu i KESH-it, Gjergj Bojaxhi, ka theksuar se në procesin e privatizimit të këtij sektori do të merren vetëm ato kompani, që kanë eksperiencë dhe histori të mirë edhe në vendet ku ato operojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›