E Diel, 1 Nëntor 2026

“EULEX mund të vendoset pa problem”

“UNMIK dhe EULEX do të bashkekzistojnë pas 15 qershorit”, ky ishte mesazhi kryesor në letrën e Sekretarit të 

Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun e cila do t’u dërgohet sot Prishtinës dhe Beogradit. Në këtë letër thuhet se prezenca e Kombeve të Bashkuara do të jetë simbolike dhe se EULEX-i do të mund të vendoset pa problem. Ban Ki Mun në letrën e tij për rikonfigurimin e UNMIK-ut flet për praninë e dy misioneve ndërkombëtare. Zëdhënësi i OKB-së, Brendon Varma citohet të ketë thënë se, detajet do të njoftohen shpejt. “Prezenca simbolike do të thotë që shtetet e BE-së, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nuk do të bllokojnë në të ardhmen marrëveshjet multilaterale në mes të BE-së dhe Kosovës, përderisa do të ketë një aneks, i cili i referohet Rezolutës 1244”, sipas burimeve nga Nju Jorku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›