Lipi: Italia, disfatë e shëmtuar
Ish-trajneri i Kombëtares italiane, Marçelo Lipi, përballë mikrofonave të “Sky Sport”, jep mendimin e tij për humbjen 3-0 që pësoi Italia nga holandezët e Marko Van Bastenit: “Pa diskutim, ajo humbje nuk ishte ndonjë gjë e bukur për t’u parë.
Nuk them se në fund të këtij kompeticioni do jetë Italia ajo që do fitojë, por mendoj se nuk ka ndonjë skuadër më të fortë se ajo e teknikut Donadoni”. Sipas Lipit, ka një motiv që e ka bërë Italinë të dështojë përballë holandezëve. “Mungesa e Kanavaros ka qenë me të vërtetë një humbje e madhe për ne, në veçanti për moralin e lojtarëve. Kanavaro është një kapiten special, i cili ka veti ta mbledhë gjithë skuadrën rreth vetes”, argumentoi Lipi. Kur i është kërkuar të bëjë një parashikim për Euro-2008, Marçelo Lipi ka renditur, sipas tij, skuadrat favorite për të fituar këtë kompeticion: “Pas Italisë do rendisja Francën, Gjermaninë, Portugalinë dhe Holandën”. Në fund, ish-kreu i pankinës së përfaqësueses italiane ka mohuar kategorikisht se ka sharë kombëtaren në fund të takimit Itali-Holandë. “Është e vërtetë që kam shprehur opinionin tim si trajner për atë ndeshje, por është jashtë logjikës të mendosh që unë kam sharë kombëtaren e vendit tim”, ka theksuar tekniku kampion bote, Marçelo Lipi.
Luka Toni
Ka qenë sulmuesi i përfaqësueses së Italisë, Luka Toni, ai që në rolin e një lideri përpiqet të ngrejë lart moralin e kombëtares e së kaltër. “Ndihemi ende kampion bote, dhe nëse do ta luanim përsëri atë ndeshje, jam i sigurt se nuk do përfundonte në atë mënyrë, – ka theksuar sulmuesi i Bajernit të Mynihut. – Ndërsa në takimin e radhës përballë Rumanisë do jetë e rëndësishme edhe nëse shënon Bufon, mjafton që të fitojmë. Kundër Holandës kemi gabuar, por gjatë pjesës së dytë, me aktivizimin e disa lojtarëve me tipare sulmuese, kemi luajtur më mirë. Italia pati raste të mira për gol, por që fatkeqësisht nuk u konkretizuan dot. Pastaj, me hyrjen në fushë të Kasanos e Del Pieros, loja jonë ndryshoi për mirë. Tani shpresoj që kundër Rumanisë të kemi mbështetjen e tyre që nga minuta e parë”. Për sa i takon kualifikimit në çerekfinale, sulmuesi italian thotë: “Ajo që kemi humbur është veçse një betejë, jo lufta. Janë akoma edhe dy ndeshje për t’u luajtur, gjatë të cilave mund të ndryshojnë shumë gjëra. Megjithatë shpresoj që ndaj Rumanisë të mos ndihem aq i izoluar në sulm, siç u ndjeva me Holandën”. Më pas, Toni i del në mbrojtje teknikut të Kombëtares: “Donadoni u përpoq të bënte më të mirën. Gjatë pjesës së dytë, ndryshimet që bëri në skuadër qenë tepër pozitive. Për momentin të gjithë ndihemi të xhindosur për gabimet e bëra kundër Holandës, por ju siguroj se do të jetë pikërisht kjo xhindosje që do na ndihmojë të mundim Rumaninë”.
Mutu: Do jemi më ofensivë me Italinë
Ylli i Kombëtares së Rumanisë, Adrian Mutu, është i bindur se në ndeshjet e ardhshme do të jenë më ofensiv në lojën e tyre dhe se do të arrijnë të shënojnë. Sipas tij, ndeshja me Francën ishte shumë e rëndësishme në aspektin moral. “Në ndeshjet e tjera do të futemi në fushë për të fituar dhe normalisht do jemi më ofensivë në lojën tonë. Do kemi përballë Italinë dhe më pas Holandën, dy skuadra që luajnë futboll me më shumë hapësira se Franca. Kemi besim se do të arrijmë të kalojmë fazën në grupe, pavarësisht se në letër duket mjaft e vështirë”, tha Adrian Mutu.
Riberi: Për Francën luaj edhe portier
Mesfushori i Kombëtares së Francës, Frenk Riberi, ka komentuar akuzat se trajneri Domenek nuk e ka pozicionuar në rolin e tij, yllin e “gjelave”. “Për mua nuk ka asnjë problem se ku luaj. E rëndësishme është që të jem në fushën e lojës dhe të jap kontributin tim për kombëtaren. Për Francën jam i gatshëm të luaj edhe si portier. Është shumë e vështirë të gjesh një vend në formacion në një skuadër të tillë, ku ka shumë futbollistë cilësorë. Ndeshja me Rumaninë? Një pikë e vlefshme dhe një barazim që do të harrohet sapo të fitojmë ndeshjen e ardhshme”.