E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhoma Britanike e Tregtisë “Të bëhesh biznesmen në Shqipëri”

Autori i Lajmit: Redaksia
“Shqipëria, një vend i hapur për biznes”. Për të nxitur dhe më tej sipërmarrjen e lirë, Dhoma Tregtare Britanike në Shqipëri, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë së Londrës organizon Forumin për Shqipërinë dhe mundësitë e biznesit që vendi ynë ofron.

Forumi

Forumi i cili do të zhvillohet më 17 dhjetor ka një panel elitë të ftuarish. Forumi do të kryesohet nga Presidenti i Dhomës Britanike në Shqipëri. Një vend shumë special në këtë forum do të kenë edhe biznesmeni Ferdinand Ibrahimi, Kryetar Ekzekutiv i Ferlut Group dhe Zonja e tij, Olimbi Ibrahimi, njëkohësisht edhe Kryetare Ekzekutive e Anas LTD. Po në cilësinë e të ftuarit special, është edhe trashëgimtari i vetëm i Mbretit Zog, princi “Leka I”, si dhe personalitete të tjera, kryesisht të fushës së biznesit. Disa nga folësit kryesorë janë: Shkëlqesia e saj, Fiona Mcilëham, ambasadorja britanike, në Shqipëri dhe Shkëlqesia e Tij, Zef Mazi, ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

Të bësh biznes në Shqipëri

Dhoma Britanike e Tregtisë analizon se Shqipëria ka qenë një vend i izoluar për një kohë të gjatë, por në 18 vitet e fundit ka pasur përmirësime të mëdha që kanë krijuar një ambient miqësor për investime të huaja. GDP ka pasur një rritje mesatare pre 6% gjatë kësa periudhe dhe institucionet ndërkombëtare parashikojnë një rritje prej 1.2 për qind, gjatë këtij viti. Ky vend i vogël, me një pozicion strategjik në Ballkanin Perëndimor ka potenciale të mëdha, veçanërisht për investitorët e huaj dhe eksporuesit në ifrastrukturë, ndërtim, energji dhe miniera. Edhe turizmi pritet të kthehet në një biznes shumë fitimprurës. Produketet britanike që eksportohen në Shqipëri përfshijnë makineri industriale, të prodhimit të energjisë, produkte farmaceutike dhe pajisje të tjera. Oportunitetet e biznesit lindin gjithashtu nga fondet e garantuara nga Banka Botërore dhe BE. Sipas studimeve vjetore të Bankës Botërore mbi “Biznesin në 2009”, Shqipëria ka përmisuar performacën e saj në vitet e fundit dhe tani radhitet në vendin e 86 ndër 181 ekonomi, sipas termave të lehtësimit të biznesit në krahasim me vendet fqinjë. Banka Botërore në raportin e saj, “Biznesi në 2010: Reforma në Kohë të vështira”, shprehet se dhe kushtet për tregtinë ndërkufitare të Shqipërisë, janë të favorshme. Më tej BB konstaton kryerjen e 287 reformave në periudhën qershor 2008 – maj 2009, që përbëjnë një ngritje prej 20 përqindësh krahasuar me një vit më parë. Për Shqipërinë konkretisht, thuhet se miratoi një ligj të ri për falimentimin dhe agjencinë që do ta mbikëqyrë atë, ligj i cili sanksionon edhe afatet kohore për kompanitë që veprojnë me humbje dhe norma kualifikimi për administratorët që do të mbikëqyrin procesin e falimentimit.

Eversheds Bianchini

Tani një kompani konsulence
për të këshilluar biznesin

Në një mjedis konkurrues tani mund të zgjidhni një firmë ligjore të kohës në mbështetje të Biznesit tuaj. Në një forum Dhoma Britanike e Tregtisë jep një sinjal pozitiv për të gjithë ata që kërkojnë konsulencë profesionale. Kësaj çështje kaq të mprehtë për Shqipërinë, por jo vetëm, Dhoma Britanike e Tregtisë i ka dhënë prioritet në diskutimet me grupet e biznesit. Ky institucion raporton se Kompania e Konsulencës Eversheds Bianchini është një firmë ligjore ndërkombëtare ndryshe nga të tjerat, e cila i kushton kohë nevojave tuaja, duke i përshtatur kërkesat tuaja specifike me shërbimet që kjo kompani ofron. Në këtë mënyrë është krijuar një firmë ligjore e kohës, e cila fokusohet në çështje me interes për klientët e saj si: kontrolli i kostove, efikasiteti dhe një shtysë konstante për të përmisuar gjithmonë gjërat. Ata ofrojnë gjithashtu disa nga avokatë italianë më me përvojë: të specializuar në atë që bëjnë dhe të pasionuar për krijimin e lidhjeve të afatgjata dhe të suksesshme me klientët e tyre. E ftuar Speciale në këtë forum, Daniela Zampini Drejtoreshë e Programit të Kombeve të Bashkuara: Rinia, Migrimi dhe Punësimi.

Ky lajm është publikuar: 21/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›