Alkooli, sa duhet të pimë që të mos jetë i dëmshëm
Me doza të vogla, rreziku kardiak ulet. Por ky mesazh është gënjeshtar, pasi merret si një nxitje për të pirë.
Një studim i ri që ka të bëjë me lidhjen mes konsumit të alkoolit dhe rreziqeve të shëndetit, do të shoqërohet me debate sidomos për ata që janë konsumatorë të verës.
Artikulli i publikuar në British Medical Journal (BMJ) ka dalë në përfundimin se konsumatorët e moderuar të alkoolit kanë më pak rrezik të kapen nga sëmundjet kardio-vaskulare në raport me ata që nuk pinë fare. Sipas shkencëtarëve kanadezë të universitetit të Calgary-t, 15 gramë verë në ditë për gratë dhe 30 gramë për burrat janë të lejueshme dhe do të rrisnin nivelin e kolesterolit të mirë në gjak, gjë e cila do të kishte elementë mbrojtës për sëmundjet e zemrës. Në kuadër të këtij konsumi të moderuar, do të çonte në ulje të vdekshmërisë me origjinë kardiake. Por sipas studimit, ky përfundim nuk duhet të jetë një nxitës që të nisësh të pish.
“Ky studim krahason rreziqet kardio-vaskulare te alkoolistët dhe te ata që nuk pinë dhe ka dalë në përfundimin se duhet të ketë një pirje të moderuar. Për disa sëmundje kardio-vaskulare, si infarkti i miokardit, çka do të thotë se alkooli i përdorur në doza të vogla, në fakt ka një efekt mbrojtës te këto sëmundje. Rreziku është më i ulët te personat që pinë pak alkool sesa ata që nuk pinë fare. Por në rrezik janë edhe ata që nuk kanë pirë dhe që në një moment të caktuar nisin përdorimin e alkoolit”
Për sëmundje të tjera kardio-vaskulare, siç është aritmia, po kështu edhe të gjitha llojet e kacereve që janë të lidhur me alkoolin, rreziqet shtohen me shtimin e dozës, madje dhe në doza të vogla.
Edhe vetë fjala përdorim i moderuar ka një dimension “subjektiv”. Por sipas statistikave ka rezultuar se personat mbi 15 vjeç pinë rreth tri gota verë në ditë. Mund të themi se të pish alkool deri në këtë masë nuk është e dëmshme, por kur kalon dozën e tri gotave verë atëherë nuk mund të flasim për një sasi të moderuar dhe duke e kaluar këtë masë konsumi i alkoolit bëhet i dëmshëm. Pasi ke kaluar nga dy gota, efektet e mira janë fshirë nga ato të këqijat, prandaj një nga përgjigjet më të mira do të qe se përdorimi i alkoolit bën dëm për shëndetin. Por nuk ekziston një përkufizim unik se si duhet ta kuptojmë “gotën standarde”, prandaj çdo rekomandim i numrit të gotave që duhet të pini është burim keqkuptimi. Mjafton të zmadhoni masën e gotës apo përqindjen e alkoolit, dhe çdo lloj rekomandimi është i kotë.