Drita, një zgjidhje kundër depresionit sezonal
Drita është dobishme jo vetëm për depresionin sezonal, por edhe kundër depresionit premenstrual, gjatë shtatzënisë, bulimisë nervoze dhe në disa raste të depresionit kronik. Një studim i publikuar në vitin 2006 tregon se terapia e dritës jep një përgjigje më të shpejtë ndaj depresionit, madje lufton më mirë se disa ilaçe antidepresion. Prandaj trajtimi me dritë është një zgjedhje kundër turbullimit afektiv sezonal. Rekomandimet aktuale kanë të bëjnë me një ekspozim në diell gjatë një ore, kur ka intensitet të fortë dhe më pas, në një orë të caktuar të mëngjesit, që do të qe më mirë për pacientin. Megjithë efikasitetin e pakundërshtueshëm dhe përdorimin e saj në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada, terapia e dritës nuk është shumë e përhapur në vende të tjera. Kështu, ndryshimi i orës në dimërore dhe verore dhe anasjelltas ka sjellë një mosfunksionim dhe për pasojë ka pasur probleme me ritmin biologjik të organizmit. Në dimër, zvogëlimi i intensitetit të dritës, shkurtimi i dritës dhe lindja e diellit më vonë vonojnë në orën biologjike të pacientit.
Studimet e fundit tregojnë një ulje të ndjeshmërisë ndaj dritës, sidomos te personat depresivë. Këto studime tregojnë se efektet e dritës kalojnë nëpërmjet stimulimit fotoreceptor të retinës dhe aktivizojnë strukturat cerebrale që janë të lidhura me rregullimin e ritmit biologjik dhe me humorin.
Është efekti neurobiologjik i dritës nga sekretimi neurotransmetues në tru, që shpjegon dhe efikasitetin e terapisë së dritës. Tashmë kërkimet po orientohen drejt mekanizmave nëpërmjet të cilëve drita stimulon orën biologjike dhe strukturat e tjera cerebrale, si gjumi, humori, sistemi kardio-vaskular, temperatura ...
Është arritur në rezultatin se ky trajtim mund të jetë më i shkurtër dhe më efikas. Por mund të thuhet se terapia e dritës mund të përdoret jo vetëm kundër çrregullimeve sezonale, por edhe ndaj sëmundjeve të tjera, si mungesa e gjumit, por edhe disa patologji të tjera të plakjes dhe disa sëmundje neurodegjenerative, si Parkinsoni, Alzheimer, dhe sëmundje si kanceri.