Dialogu është obligim ndërkombëtar
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka deklaruar të mërkurën se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë janë obligim nga Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme e OKB-së. Duke i konsideruar si të mundimshme dhe të gjata këto bisedime, Krasniqi shprehu bindjen se ato nuk do të jenë të dëmshme për Kosovën. Ai, me këtë rast edhe një herë vuri në pah temat për të cilat nuk do të bisedohet: kufijtë, sovraniteti dhe rregullimin e brendshëm i shtetit.
Ai tha se Kosova s’ka rrugë tjetër përpos asaj të integrimit në BE. Ndërkaq, shtoi se Serbia ka dy rrugë, atë të BE-së ose Rusinë.
Në një ligjëratë para studentëve të Kolegjit Universitar “Pjetër Budi”, Krasniqi ka folur edhe për çështjen e veriut të vendit, raportet me FMN-në dhe grevën e veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së.
“Jam i bindur se edhe qytetarët e pjesës veriore do t’i bindet ligjit”, tha Krasniqi.