E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Mlladiç në Hagë, një çast i rëndësishëm për pajtimin në rajon

Nga Express më 01 qershor 2011 në ora 19:30

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Çështjet e Jashtme dhe të Sigurisë, Catherine Ashton, ka mirëpritur transferimin e Ratko Mlladiç në Tribunalin e Hagës.

Ajo tha se ky është një çast i rëndësishëm për pajtimin në rajon.

“Gjykimi i Mlladiçit për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës do të kontribuojë në zbulimin e së vërtetës dhe përmbushjen e detyrimit për të dhënë drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre”, tha Ashton. /abcnews/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›