E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allegri beson në rikthim

Pavarësisht startit dëshpërues të sezonit në Serie A, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri beson se skuadra e tij ka ende kohë për t’u rikthyer në luftë për kreun e tabelës.

Aktualisht në pozitën e 15-të në renditje me vetëm pesë pikë nga pesë ndeshje, Allegri është nën presion të ringjallë kampionin aktual.

“Kemi marrë pak pikë nga këto pesë ndeshje, por duhet të shikojmë përpara dhe të nxjerrim të gjitha shenjat pozitive dhe negative nga starti i sezonit. Liga do të vazhdojë në fundjavë dhe kemi kohë të kthehemi në rrugën e duhur, por duhet të eliminojmë nervozizmin”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›