Trazira të reja të përgjakshme në Egjipt

Gjatë natës në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, është vendosur orë policore, pas vrasjes së 23 personave, në dhunën më të ashpër prej muajit shkurt, që kur u përmbys ish-presidenti Hosni Mubarak.
Nga dhuna u plagosën së paku 150 persona të tjerë.
Dhuna ndodhi pasi të krishterët koptë, protestuan kundër një sulmi në kishë, kundër myslimanëve të vijës së fortë dhe kundër forcave të sigurisë së Egjiptit.
Janë gjuajtur gurë dhe koktej Molotovi, u dogjën makina dhe dhuna u përhap dhe kaploi edhe Sheshin Tahrir.
Tendosjet ndërmjet të krishterëve, që përbëjnë 10 për qind të popullatës 80 milionëshe të Egjiptit dhe myslimanëve, janë shtuar prej kryengritjes së muajit shkurt.