E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allegri e llogarit edhe Interin

Nuk janë vetëm Milan dhe Juventus, në garë për Scudetto është edhe Interi. Kështu mendon trajneri i Rossonerëve, Massimiliano Allegri i cili e ndan kreun e Serisë A së bashku me Bianconerët, para derbit të qytetit me Nerazzurrët.

“Inter mund të rikthehet në garë për titull ? Shpresoj që jo, por besoj se do të jenë aty deri në fund të fundit. Me ta është gjithmonë derbi, kanë një grup të mirë të futbollistëve” tha Allegri.

Inter, ka aktualisht tetë pikë më pak se liderët Juventus dhe Milan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›