Caceres afër Juventusit
_791502.jpg)
Mbrojtësi i Sevillas, Martin Caceres mund të bëhet për herë të dytë futbollist i Juventusit deri në fund të kësaj jave, kanë njoftuar mediet italiane të hënën.
Reprezentuesi uruguaian, ishte anëtar i Bianconerëve gjatë edicionit 2009–2010, tani është në prag të një huazimi të ri në Torino.
Juventus dëshiron të transferojë Caceresin në formë huazimi për gjashtë muaj me mundësi të blerjes së tij në fund të këtij sezoni. Kjo mund t’i kushtojë atyre me 2 milionë euro tani dhe 7 të tjerë gjatë verës.