E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totti i sigurt për De Rossin

Kapiteni i Romës, Francesco Totti ka deklaruar se mesfushori Daniele De Rossi nuk do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

De Rossi është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin nga kryeqyteti italian dhe negociatat e deritashme mes palëve nuk kanë sjell marrëveshje. Pavarësisht kësaj, Totti është i sigurt se De Rossi do të qëndrojë me Giallorossët.

“Ai e do Romën. Është vendim i tij por nga ajo që di unë ai dëshiron të mbetet” deklaroi Totti për mediet italiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›