Dortmundi më i mirë se Bayerni
_590746.jpg)
Sulmuesi i Borussia Monchengladbachut Marco Reus ka bërë të ditur se vendosi t’i bashkohet Borussia Dortmundit pasi beson se ata janë klub më i mirë se Bayern Munichu.
Në deklaratat e tij të para pas konfirmimit të transferimit të tij në Dortmund gjatë verës, reprezentuesi gjerman komentoi edhe interesimin nga gjiganti bavarez.
“Kam vendosur kështu sepse ndjej se do të kem më tepër potencial në Dortmund dhe atje mund të kem hapësirë më të madhe. Në sytë e mi, Dortmundi është klub më i mirë se Bayerni” deklaroi Reus.