Nilsson shkarkohet nga Copenhagen

Kampioni danez Copenhagen ka njoftuar për shkarkimin e trajnerit suedez Roland Nilsson pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit.
Klubi konfirmoi se të dyja palët kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit kurse drejtori sportiv Carsten V. Jensen do të marrë detyrën e trajnerit. Nilsson ishte emëruar në krye të Copenhagenit në maj të vitit të kaluar pasi udhëhoqi Malmon drejt titullit në Suedi.
Copenhagen kryeson në ligën daneze pas 18 xhirosh por nuk arriti të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve kurse u eliminua në fazën e grupeve të Europa Leagues.