E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma kërkon Tevezin dhe Ferdinandin

Roma synon transferimin e Carlos Tevezit dhe Rio Ferdinandit nga Manchester City, respektivisht United, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas të përditshmes angleze Daily Mail, sulmuesi Tevez dhe qendërmbrojtësi Ferdinand janë objektiva të trajnerit të Romës, Luis Enrique.

Aktualisht në pozitën e tetë në Serie A, Roma synon të ringjallë sezonin e saj duke transferuar dyshen nga Manchesteri.

Sipas njoftimeve, Ferdinand ka më shumë mundësi të joshet nga oferta e Romës, ndërsa Tevez është ende në situatë të paqartë te City.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›