Allen nuk mund të heqë dorë nga droga
Lily Allen nuk është në gjendje të kuptojë nëse do të mundet ndonjëherë të heqë dora nga droga. Këngëtarja angleze e hitit të famshëm “Smile”, ka pranuar se nuk mund të jetë një person i mirë kur është nën ndikimin e substancave ilegale, megjithatë nuk mund t’a shmangë këtë. “Nuk jam aq e vendosur të them se nuk do të marr më kurrë drogë. Por e di se nuk jam një person i mirë kur jam nën ndikimin e saj”,- ka thënë Allen. Prej kohësh këngëtarja është nën efektin e substancave narkotike të cilat kanë bërë që Allen të mos i përkushtohet seriozisht karrierës së saj në botën e muzikës.
22 Gusht 2008