Justin dhe Britney, bashkë për një duet
Britney Spears do të bashkohet me ish-të dashurin e saj, Justin Timberlake, por jo në një lidhje sentimentale. Këtë rradhë bëhet fjalë për një këngë të përbashkët i cili do të jetë pjesë e albumit më të fundit të këngëtares. Albumi i ri i Spears pritet të dalë vitin e ardhshëm, ndërsa pritet që albumi të përmbajë edhe një duet të çiftit të dikurshëm aq të përfolur për historinë e gjatë të dashurisë. Sipas “New York Post”, çifti i cili është ndarë në vitin 2002 do të këndojë një këngë së bashku për albumin “Blackout”, producent i të cilit është Timbaland.
22 Gusht 2008