E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haga emëron gjykatës të ri për procesin kundër Karaxhiç



Gjykata e Hagës për Krime Lufte ka bërë të ditur se procesi gjyqësor kundër liderit të serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç do të drejtohet nga një gjykatës i ri. Vendimi nënkupton se me rastin Karaxhiç nuk do të merret më gjykatësi holandez Alfons Orie. Të martën Karaxhiç kërkoi një gjykatës të ri duke pretenduar se Orie nuk është neutral meqë më herët ka dënuar një nga ndihmësit e afërt të të akuzuarit Karaxhiç. Gjykata e Hagës tha se ky vendim është marrë pasi prokurorët kanë informuar gjykatën se nuk kanë ndërmend që të kombinojnë më tej rastin e Karaxhiç me raste tjera siç e kishin planifikuar fillimisht.

22 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›