E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia do mbajë 500 trupa në “Zonën e Sigurisë”



Ministri i Jashtëm Rus Sergei Lavrov ka thënë se Rusia synon të mbajë 500 ushtarë në një “zonë të sigurisë” përreth rajonit separatist të Gjeorgjisë. Lavrov u tha gazetarëve se Rusia të premten do të vendosë “8 postblloqe në zonën e sigurisë në të cilën do të dislokohen 500 paqeruajtës”. Ai tha pjesa e mbetur e trupave ruse që u futën brenda Gjeorgjisë gjatë luftimeve të mëhershme do të rivendosen në Osetinë Jugore ose në Rusi.
Ai nuk sqaroi se sa trupa ruse do të mbeten në Osetinë Jugore. Rusia është vënë nën kritika të larta ndërkombëtare pas vonesës në tërheqjen e trupave nga Gjeorgjia siç parashihej në marrëveshjen për armëpushim. Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ruse tha se deri të premten trupat ruse do të largohen nga Gjeorgjia për t’u vendosur në zonën përreth Osetisë Jugore.

22 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›