E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allmuca: Fitorja ndaj Partizanit, per inat personal

"Finalja" e Kampionatit të 69-të Kombëtar të Futbollit, ajo midis dy kryesueseve: Dinamos e Partizanit, ka ndezur jo vetëm tifozeritë respektive, por ka rritur adrenalinën edhe të protagonistëve të superderbit.
Mesfushori produktiv i Dinamos, Igli Allmuca, e ka kaluar gati në planin personal sfidën me ish-skuadrën ku është formuar si futbollist. "Dëshiroj ta fitoj këtë trofe, pikërisht kundër Partizanit, për një inat personal që kam ndaj tij. Nga kjo skuadër jam larguar padrejtësisht", - tha për TV Klan ish-lojtari, që u shpall kampion sezonin e fundit me Tiranën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›