E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa në Intertoto, Besëlidhja në të Parën

Me Teutën në zonën e "play-out", Besa duket shumë pranë Kupës Intertoto pas fitores 2-0 me Besëlidhjen, që nga ana e saj zbriti matematikisht një kategori më poshtë. Një herë fituesit e Kupës së Shqipërisë, Besa e Kavajës do të luajë javën e fundit pikërisht kundër Teutës në Durrës, dhe një rezultat pozitiv i pritshëm do ta bënte të pavlefshme luftën e Elbasanit për një vend në Europë. Besa, që humbi dy ndeshjet e fundit me Partizanin e Dinamon, realizoi me anë të Parid Xhihanit në minutën e 14-të dhe 90-të, teksa portieri i Besëlidhjes, Koci u ndëshkua me karton të kuq, pas dy kartonëve të verdhë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›