Partizani spektakël, Skënderbeu dhune e 8-lojtarë

Në pushimin e ndeshjes Partizani-Skënderbeu, atëherë kur të kuqtë e Likës udhëhiqnin 2-0, në një nga kafenetë pranë stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", presidenti i Partizanit, Albert Xhani i kërkoi me mirësjellje zëvendëspresidentit të Skënderbeut, Zoi Mindili, që lojtarët korcarë të bënin shumë kujdes për ndërhyrjet e ashpra ndaj futbollistëve të tij.
Bosi i Partizanit kishte të drejtë. Gjyqtari i takimit Kridens Meta akordoi mbi 40 faulla të lojtarëve të Skënderbeut, të cilët me ndonjë "mision killeri" ndërhynë ashpërsisht deri në dëmtime të rënda fizike ndaj futbollistëve të Partizanit, ashtu sic veproi edhe Vllaznia tri ditë më parë, por në mitikun "Qemal Stafa", atje ku gjithmonë loja ka qenë pjesë e "fair-play"-it.
Mbrojtësi i Partizanit, Fatjon Tafaj la fushën i fashatuar në kokë pas një ndërhyrje të lojtarëve korcarë.
Gjergj Muzaka realizoi një gol spektakolar nga një goditje dy takime mbi vijën e 16-metërshit (i 10-ti sezonal) dhe Elis Bakaj, krijoi me inteligjencë të pakrahasueshme një eurogol pesë minuta më vonë, në të 32'. Goli i 13-të për yllin e Partizanit.
Pjesa e dytë "prodhoi" si kurrë më parë tre kartonë të kuq: Kote në të 67', Shtupina në të 73' dhe Cipi në të 88', duke e lënë skaudrën korcare me tetë lojtarë, minimumi i lejueshëm për të vazhduar një ndeshje.
Skuadra korcare jo vetëm që pësoi humbjen e tretë rresht me Partizanin dhe të 27-n sezonale, por edhe të 57 historike në 98 ndeshje me 15-herë kampionët e Shqipërisë, duke i dhënë kështu "lamtumirën" në mënyrë të turpshme kryeqytetit shqiptar, e për të rifilluar sërish aventurën në Kategorinë e Parë së bashku me Besëlidhjen e Lezhës.
Të shtunën, më 17 maj, Partizani, që vedndosi edhe një rekord pathyeshmërie në ndeshjet e shtëpisë: 16 takime, asnjë humbje, do të luftojë për titullin e 16-të në 60 kampionate të zhvilluar në kampionatin maksimal, kur përballë do të ketë një Dinamo të clodhur dhe tërësisht të paimpenjuar në ndeshjet e fundit, cuditërisht të lehta për blutë
PARTIZANI-SKËNDERBEU 2-0
Golat: Muzaka 27' , Bakaj 32'
Partizani: Shehi, Beqiri (69' Capa), Osmani, Tafaj (46' Pinari), Hallaci, Muzaka, Shkëmbi, Babamusta, Gjyla (61' Karabeci), Dhëmbi, Bakaj Tr: H. Lika
Skënderbeu: Llapanji, Pashaj, Kepi, Guri, Meta (58' Rrapo), Shtupina, Cipi, Kote, Thana (78' Kokona), Tiko, Ismael (46' Kita) Tr: R. Rrapo
Gjyqtarë: K. Meta, S. Avdo,
Vëzhgues: B. Pregja (Tiranë)
Kartona të verdhë: / Cipi ( 2), Kote (2), Thana, Tiko, Ismael
Kartona të kuq: / Kote, Shtupina, Cipi