E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani shfryn dufin, tenis me Kastriotin

Elbasani regjistroi një rezultat tenistik ndaj Kastriotit të Krujës, duke fituar thellësisht 5-2. Mbrojtësi i krutanëve, veterani Alpin Gallo shkaktoi një autogol në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, kur devijoi drejt portës së tij një top të goditur nga kapiteni i Elbasanit, Julian Ahmataj.
Në fraksionin e dytë erdhi edhe "pokeri verdheblu" për trajnerin e dytë Ilirjan Filja, pasi tekniku Alimhemeti ishte i pezulluar. Vlonjati i elbasanasve, Roland Nënaj reaizoi në minutën e 53-të golin e dytë, ndërkohë që brenda dy minutash, në të 72' dhe 74', realizuan respektivisht Dalipi dhe Arben Nuhiu.
Goleadori i zakonshëm i Kastriotit, Erion Rizvanolli dhe Shameti ne te 92-te realizuan edhe golat per miqte, ndërkohë që nuk mund të mungonte në listën e golashënuesve, Skerdi Bejzade, i cili realizoi golin e 13-të sezonal. Gjithsesi, skuadra krutane meritoi një vend në zonën play-out të Kategorisë Superiore dhe ka shanse të jetë edhe për sezonin e ardhshëm në Superligë, nëse do t'ia dalë me një nga dy ekipet që do të renditen në vendet 3-4 të Kategorisë së Parë
ELBASANI - KASTRIOTI 5-2
Golat: 45'+2' Gallo (ag), 53' Nenaj, 72' Dalipi, 73' Arb. Nuhiji, 88' Bejzade / 85' Rizvanolli, 90'+2' Shameti
Elbasani: Toci, Mehmetaj, Sheta (83' Bello), Lako, Ahmataj, Dalipi, Menglevski, Arben Nuhiju, Bejzade, Xhafa (Hyshmeri 52'), Nenaj (Bako 75'). Tr: Ilirjan Filja.
KASTRIOTI:Mustafa, Caca, Gallo (Hoxha 76'), Grami, Shameti, Ristani (Lleshi 54'), Rizvanolli, Hyka, Braho (Taci 76'), Osuji, Bulku. Tr: Ramazan Ndreu.
Gjyqtarë: Sokol Cekaj (Lac), Emiljano Bicaku (Tiranë), Arben Pregja (Tiranë)

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 32
ELBASANI-KASTRIOTI 5-1
1-0 45+1 Gallo
2-0 53' Nenaj
3-0 72' Dalipi
4-0 74'Arben Nuhiu
4-1 88' Rizvanolli
5-1 90' Bejzade

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›