Allushi dheHaxhiymeri nuk lajmërohen
Dy anëtarët femra të kryesisë, Eva Allushi dhe sekretarja për Shanset e barabarta Edlira Haxhiymeri nuk janë lajmëruar për të marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë socialiste. Stafi i kryetarit socialist nuk ka pasur në listën e tij të anëtarëve dy zonjat, të cilat në mbledhjen e fundit të kryesisë, atë të miratimit të listave të kandidatëve për deputetë, kanë debatuar me kryetarin socialist Edi Rama për përfaqësimin e grave në këto lista. Allushi i ka kërkuar Ramës në atë mbledhje arsyet pse Sekretarja e shanseve të Barabarta në PS, Edlira Haxhiymeri, nuk është në listën e kandidateve që zgjidhen deputete, ndërkohë që Rama shprehej në media për përqindjen e lartë të grave në listën e PS-së.