Anderson: “Ylli i Majkëllit do të ndrijë përsëri”
Anderson beson se Majkëll Ouen mund ta frymëzojë Mançester Junaitidin për të fituar një tjetër titull në Premier Ligë. Ish-sulmuesi i Liverpulit dhe Realit të Madridit u transferua javën e kaluar në parametra zero në “Old Traford”. Asi brazilian Anderson këmbëngul se nënshkrimi i tij mund ta ndihmojë skuadrën për ta fituar edhe sezonin e ardhshëm titullin. Mesfushori tha: “Jam i sigurt se ai do të na ndihmojë shumë. Ai është një lojtar që ka luajtur një rol të madh në historinë e futbollit anglez. Shpresoj se ai do të ketë më shumë sukses te Mançesteri dhe do të na ndihmojë ne të përsërisim suksesin e shkëlqyer që ne patëm vitin e kaluar. Ouen është më shumë se një sportist, ai është krenaria e vendit. Qëllimi ynë te Junaitid është ta ndihmojmë atë të rikthehet te më e mira e tij. Në dëshirojmë të kemi lojtarin që mrekulloi botën në fillimin e karrierës së tij”.
SUNES
Grem Sunes mendon se Aleks Fergusoni do ta kthejë Majkëll Ouen, një yll të Anglisë në Kupën e ardhshëm të Botës. Bosi i Mançesterit, Ferguson, e rekrutoi Ouenin në parametra zero pasi Njukasëlli ra një kategori më poshtë. Ish-menaxheri i Njukasëllit, Sunes, i cili e bleu Ouenin nga Reali i Madridit, beson se Ouen mund të jetë një nga yjet e “Afrika 2010”. Ai tha: “Unë nuk besoj se Majkëll ka përfunduar. Transferemi do ta entuziazmojë atë dhe do t’i japë atij një start të ri. Te Junaitid ai do të jetë i rrethuar nga shokë me të vërtetë të mirë. Është gjithashtu sezoni i Kupës së Botës, çka do të shërbejë si një motivim plus për të”.
OBERTAN
Mançester Junaitid është shumë afër nënshkrimit me anësorin e Bordosë, Gabriel Obertan. Presidenti i klubit francez, Zhan-Luis Triod, pretendon se marrëveshja për 20-vjeçarin tashmë është përgatitur. Triod parashikon se Junaitid pritet t’i japë dritë jeshile marrëveshjes brenda pak ditëve: “Ekziston në një interesim shumë i fuqishëm dhe marrëveshja do të shkojë përpara. Mançester dëshiron të nënshkruajë me të dhe ne do të jemi të luajtur të shohim Gabrielin, duke luajtur për një klub kaq prestigjioz. Ne do a bëjmë lajmërimin zyrtar në kohën e duhur”.
Riberi: “Nuk do të luftoj me Bajernin”
Frank Riberi refuzoi të përjashtonte një transferim te Reali i Madridit kësaj vere. Por, mesfushori përgënjeshtroi faktin se ai dëshironte Bajernin e Munihut për “Santiago Bernabeun”. Lajmet nga Franca cituan Riberinë, duke thënë: “Unë dëshiroj të largohem. O te Reali o askund tjetër”. Fjalët e tij u konsideruan si një mesazh shokues te Bajerni i Munihut, të cilët mesa duket janë të pashpresë për të mbajtur yllin e tyre. Në fakt, përfunduan edhe shpresat e Mançester Junaitid për të bërë një ofertë financiare për Riberinë me qëllim zëvendësimin e Kristiano Ronaldos, të larguar tashmë në Spanjë te Reali i Madridit. Gjithsesi, Riberi tha dje: “Unë nuk kam thënë kurrë se është e domosdoshme të largohem. Këto nuk janë fjalët e mia, deklarimet e mija janë keqinterpretuar”. I pyetur në lidhje me një vendim për të ardhmen e tij, nëse ajo lidhej vetëm me Bajernin, Riberi tha: “Unë nuk do të grindem me Bajernin. Këtë fjalë dua të sqaroj. Ne thjesht tani duhet të presim dhe nëse do të ketë një ofertë do ta trajtojmë. Por tani nuk dëshiroj të them ndonjë gjë”. Riberi është akuzuar shpesh kohët e fundit se dëshironte të shmangte kontaktet me shefat e Bajernit të Munihut, duke munguar në tre seanca stërvitore. Ai tha: “Kjo është një gënjeshtër. Unë ndjej me të vërtetë, kavilja ime është ënjtur. Unë kam një flluskë. Unë dëshiroj të kthehem në stërvitje sa më shpejt që të jetë e mundur. Mentalitet im është të jap gjithmonë më të mirën”.
7 Korrik 2009