E Diel, 1 Nëntor 2026

Orlando Blum, ultimatum për Miranda Kerrin: Nëse nuk martohemi, gjithçka merr fund



Orlando Blum i ka vënë një ultimatum të dashurës, modeles australiane Miranda Kerr: duhet se 26-vjeçarja e ka refuzuar dy herë propozimin e tij për martesë. Pitari i bukur i “The pirate of Caraibian” nuk mund të presë më tepër dhe është i gatshëm t’i kërkojë asaj sërish të martohen por me një kusht... Një burim ka treguar: “Orlando i ka thënë Mirandës se dëshiron të martohet me të dhe mendon t’i propozojë sërish këtë verë. Nëse top modelja do t’i përgjigjet “jo’ mes tyre gjithçka do të marrë fund”. Mendohet se Blum ka biseduar për martesë vitin e kaluar në Nju Jork dhe i është rikthyer këtij argumenti edhe në fillim të këtij viti gjatë një fundjave në Sidnej. Përgjigja ka qenë e njëjtë: “Nuk jam ende gati për të hedhur këtë hap të rëndësishëm në jetën time”. Një shenjë pozitive në favor të Orandos është: Miranda kohët e fundit është transferuar në shtëpinë e aktorit në Hollivud. Përgjigja e saj këtë herë mos vallë do të jetë “po”? Është vetë modelja ajo që do të vendosë për të tepër megjithatë nuk i leverdis të heqë dorë nga një meshkujt më seksi në botë...

7 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›