E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi, thirrje popullit të mbrojë votën në Fier

 

Pas vendimit për shpalljen e pavlefshme të tre kutive të votimit të komunës së Libohovës njerëzit janë grumbulluar pranë ndërtesës së KZAZ-së 20 në Fier dhe kanë nisur të protestojnë. Pikërisht këta persona nuk kanë lejuar transportimin e kutive drejt KQZ-së në Tiranë. Kjo ka sjellë tension përpara kësaj KZAZ-je ku mbështetës të PS-së nuk kanë lejuar automjetet e KQZ-së të transportojnë kutitë e votimit. Ka qenë kryetari i asamblesë kombëtare socialiste dhe njëkohësisht i pari i listës së qarkut të Fierit, i cili ka përgjegjësi direkte për fitoren e PS në këtë qark, Gramoz Ruçi i cili shfrytëzoi një komunikim për mediat për ti bërë thirrje popullit të grumbullohet për të ruajtur votën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›