E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e kater policeve akuza lexon provat kunder Dajtit

Prokuroret kane lexuar dje provat qe disponojne per te provuar akuzat ndaj te pandehurit Dritan Dajti i akuzuar per vrasjen e kater policeve ne Durres si dhe bashkepunetoreve te tij. Por nderkohe qe prokuroret rendisnin provat kunder te pandehurve pala mbrojtese ngrinte pretendime se miku i Dajtit Ledion Mara dhe dy police ishin vrare nga policia dhe ishin fshehur provat qe e provonin kete fakt. Seanca e djeshme pati fatin te zhvillohej pas disa shtyrjeve te njepasnjeshme me nderrime avokatesh dhe kerkesa nga mbrojtesit per njohje me aktet. I pandehuri Dajti akuzohet se ka vrare me 7 gusht te nje viti me pare kater police te cilet kishin shkuar per ta arrestuar ne plazhin e Durresit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›