Java 22, ndeshjet e gjyqtarët e së Parës

Java e 22 e Kategorisë së Parë (8 mars) sjell dy sfida relativisht të lehta për dy nga tre ekipet kryesuese. Bylis i vendit të parë (45 pikë) do të përballet me Tepelenën e vendit të fundit (10 pikë).
Tepelenasit humbën thellësisht 5-0 ndeshjen e prapambetur e prapambetur me Bilisht Sport. Ky takim do të gjykohet Metohia, i asistuar nga Bejtja dhe Avdo.
Apolonia e vendit të dytë do të luajë në "Loni Papuciu" kundër Tomorit që endet në vendet e fundit. Takimi do të gjykohet nga pogradecari Abeshi, i ndihmuar nga Metani dhe Bodeci.
Lushnja e vendit të tretë do të luajë në Gjirokastër me Luftëtarin (gjykon Breshani).
Kategoria e Parë
Java 22
Skrapari-Dajti (Sino)
Ada-Erzeni (Beqiri)
Burreli-Pogradeci (Disha)
Bylis-Tepelena (Metohia)
Sopoti-Bilisht S. (Latifi)
Gramshi-Turbina (Lleshi)
Naftëtari-Laci (Meta)
Luftëtari-Lushnja (Breshani)
Apolonia-Tomori (Abeshi)
Lojtaret e pezulluar
* Pogradeci – Fabian Molla (1k)
* Apolonia – Lejdi Licaj (3v)
* Bylis – Neritan Novi (3v), Maringlen Kule (3v), Klevis Roshi (3v)
* Tomori – Julian Cobo (2v 1k), Everaldo Kaptelli (3v)
* Dajti – Shyqyri Bylyku (6v)
* Laci – Elio Shazivari (3v), Denis Mustafaraj (3v)
* Naftetari – Adrian Gega (1k)
* Sopoti – Mario Kocia (1k)