Kaladze: “U mundëm nga një ekip i madh”

Mbrojtësi i Milanit, Kaka Kaladze pranoi se në fund elipi më i mirë kaloi për në raundin tjetër dhe ky ishte Arsenali, që mundi 2-0 Milanin në "San Siro" për t'u bërë pjesë e cerekfinaleve të Ligës së Kampioneve. Kaladze vlerësoi "Topcinjtë" për performacën e tyre në të dyja ndeshjet kundër kuqezinjve në "Emirates Stadium" në Londër dhe në "San Siro" në Milano. "Ne humbëm kundër një ekipi të madh", pranoi mbrojtësi i Milanit. "Arsenali luajti një ndeshje të madhe. Ata e meritonin të kalonin. Milani duhet të mendojë tani për të zënë vendine katërt në Serinë A për të qenë pjesë e Ligës së Kampioneve sezonin e ardhshëm".